Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka vijuar takimet në bizneset e hoteleri – turizmit që kanë marrë mbështetjen nga “garancia sovrane 1” për të kapërcyer situatën që u krijua nga Covid – 19.

Nga Durrësi, Denaj tha përveç pagës së luftës apo fondeve të garancisë, bizneset do të vijojnë të përkrahen në forma të ndryshme nga qeveria.

Sipërmarrësit e kanë cilësuar ndihmën financiare si një instrument që i ka mbajtur strukturat në këmbë gjatë karantinës.

Po ashtu, ministrja Denaj kërkoi nga shqiptarët që të solidarizohen për ta mbështetur këtë sektor që t’ia dalë në këto kushte të vështira.

Tv Klan