Të paktën dy protetina bartin virusin në organizëm

Zbulohet një tjetër aspekt i koronavirusit, ose me saktë një rrugë tjetër me anë të së cilës pushton qelizat e njeriut.

Përtej proteinës Ace2, që u zbulua disa ditë më parë që shërben si vektor, është edhe receptori i acidit sialicik, që është i pranishëm në rrugët e larta të frymëmarrjes, e që ndër të tjera, ishte po i njëjti që përdorej edhe nga virusi i mëparshëm MERS.

Në momentin që hyn për t’u shumuar përdor proteina të ndryshme mes të cilave edhe disa të përbashkëta që përdoren edhe nga virusi HIV. Ky zbulim i bërë nga instituti Italian Arxiv në bashkëpunim me Universitetin La Sapienza të Romës, është ende në shqyrtim nga komuniteti shkencor.

zbulimi i hap rrugë hipotezave të reja e të tjera për të kuptuar më shumë mbi nivelin dhe mënyrat e përhapjes së virusit.

Pra virusi i sotëm Sars-Cov-2 për të hyrë në qelizë shfrytëzon si receptorin ACE2 ashtu edhe këtë acid dhe tani hapi tjetër është të vërtetohet nëse niveli i vdekshmërisë më të lartë tek koronavirusi varet pikërisht nga këto.

Klan Plus