Deputeti del nudo gjatë një video-telefonate me kolegët e parlamentetit



Deputeti del nudo gjatë një video-telefonate me kolegët e parlamentetit

11:48 15/04/2021

Një deputet nga Kanadaja ka kërkuar falje pasi u pa nudo në një video-telefonate me kolegët e tij.

Anëtarët e Parlamentit kanadez panë William Amos përmes kamerës që ishte nudo dhe në pjesën e tij intime po mbante në dorë një celular duke qëndruar pranë flamurit të Kanadasë dhe Quebec.

Politikani kërkoi një falje përmes një postimi në Twitter, pasi pamjet e tij u përhapën në rrjetet sociale.

“Kam bërë një gabim vërtet fatkeq sot dhe padyshim që jam i zënë ngushtë. Kamera ime ishte lënë aksidentalisht ndezur, kur unë po vishja rrobat e punës, pasi kisha dalë për vrap. Sinqerisht i kërkoj falje të gjithë kolegëve të mi. Ishte një gabim dhe nuk do ndodhë më”, është shprehur William Amos .

Shumë njerëz e kanë mbrojtur Amos, duke thënë përhapja e fotos së tij ishte një shkelje serioze e privatësisë dhe duhet të hetohet. Ai gjithashtu mori një numër të konsiderueshëm të komplimenteve për trupin e tij si nga burrat ashtu dhe nga gratë.

“Ai është në suoër formë”.

“Pas pashë këto imazhe, mendoj se e vetmja gjë për të cilën William Amos duhet të kërkojë falje është që nuk kishte një kamer me internet të mirë”, ishin disa komentet e njerëzve në rrjetet sociale.

Anëtari i Partisë Liberale Mark Holland tha se Z. Amos ishte shumë i mërzitur, duke shtuar: Unë nuk mendoj se kishte ndonjë qëllim të keq. Sigurisht një situatë për të ardhur keq, ky është një paralajmërim për të gjithë. Ju duhet ta supozoni gjithnjë se kamera është e ndezur dhe të jeni shumë të kujdesshëm sa herë që endeni diku afër kësaj kamere, duhet të jeni të veshur në mënyrë të përshtatshme. /tvklan.al







Të ngjashme