Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Flamur Noka, i ka drejtuar një letër kryeministrit Rama, ku shkruan se të dhënat e fundit tregojnë 5-fishim të sipërfaqes së mbjellë me kanabis-sativa.

Letra-e-Nokes-512x477

Sipas Nokës, ky fenomen është shtrirë në gjithë territorin dhe grupet kriminale po përdorin një farë të veçantë, vietnameze, çka mundëson kryerjen e ciklit të plotë në 45 ditë.

Deputeti demokrat shkruan se nga këto të dhëna shqetësuese, kryeministri duhet të marrë masa dhe të nisë para kohe misionin e monitorimit nga ajri, përmes policisë italiane, sipas marrëveshjes së vitit 2011.

Tv Klan