Vllaznia – Tirana vlen shumë për renditjen

Emanuel Egbo, edhe pse synon të vazhdojë serinë e fitoreve radhazi, nuk përpiqet të nxisë euforinë te Tirana që është vetëm 1 pikë larg Kukësit kryesues.

Ndeshja me Vllazninë të premten në “Loro Boriçi” shikohet si e rëndësishme për bardheblutë që u larguan me 3 pikë nga Shkodra në fazën e parë, por kjo nuk ka më rëndësi për trajnerin Egbo.

“Nuk do të merrem me ndeshjen e fazës së parë, pasi jemi në të tretën. Është një derbi i Shqipërisë dhe nuk ka asnjë favorit. Duke marrë maksimumin e mundshëm në çdo ndeshje nuk ulet ritmi”.

Te Vllaznia që luan në shtëpi, pas dy ndeshjeve të mira me Laçin dhe Bylisin, duan të ndalin ecurinë pozitive të Tiranës. Shkodranët duan të afrohen me zonën e kupave të Europës.

 “Do të jetë një ndeshje taktike. Tirana ka lojtarë me përvojë, ka 7 fitore radhazi, por ekipi im do ta ndalojë”, thotë trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz.

Bardheblutë pritet të kenë edhe Michael Ngoo, i cili kishte pasur probleme shëndetësore, ndërsa shkodranëve sipas trajnerit Mirsad Jonuz, është e plotë. Ndeshja Vllaznia – Tirana do ta hapë javën e 21 të Superligës.

Tv Klan