Interi merr 3 pikët në kohën shtesë

Derbi i Torinos fitohet nga Juventus. Kampionët e Italisë mundën minimalisht Torinon me rezultatin 1-0.

Goli i fitores u shënua në minutën e 70’ nga mbrojtësi i qendrës, De Ligt, pas një goditje nga këndi.

Në ndeshjen tjetër të së shtunës, Interi nuk gaboi përballë Bolonjës. Tre pikët u siguruan në shtesë, pas penalltisë së Lukakut.

Kampionët e Italisë vazhdojnë të mbajnë vendin e parë në klasifikim, 1 pikë larg Interit.

Tv Klan