Derbi shqiptarësh në Kupën e Italisë


Derbi shqiptarësh në Kupën e Italisë

17:05 15/01/2020

Hysaj dhe Strakosha përballen në çerekfinale

Napoli do të luajë me Lazio në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Një derbi shqiptarësh mes Hysajt dhe Strakoshës. Napoli eliminoi Perugia, duke e mundur me rezultatin 2-0 në stadiumin “San Paolo”.

Një sfidë e vendosur nga penaltitë e shënuara nga Insigne. 11 metërsh u dha edhe për miqtë e shkaktuar nga Hysaj, por Ospina shpëtoi portën.

Lazio e pati më të lehtë me Cremonese. Me pjesën më të madhe të titullarëve në stol, përfshi dhe Strakoshën, fitoi me rezultatin 4-0. Edhe Inter nuk e pati të vështirë të kalojë pengesën Cagliari. Suksesi 4-1 në “San Siro” i kualifikioi zikaltërit në çerekfinale.

Tv Klan

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi