Dobi: Përballja e kurbinasit finalja për tu ngjitur në renditje

Starti negativ i sezonit ka bërë që tek Kukësi të mendojnë menjëherë të bëjnë kthesën në Superligën shqiptare. Verilindorët luajnë ndaj Laçit derbin e veriut, sfidë të cilën trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi e cilëson si finale.

Enkeleid Dobi: Në këtë situatë që jemi e konsiderojmë normale. Duhet të dalim nga zona ku jemi kemi bërë çfarë është e mundur. Koha vendi do i tregoj secilit vendin që meriton. S’ka në futboll diçka e meritoj, se meritoj. Fatin duhet ta kthejmë nga ana jonë. Unë e konsideroj çdo ndeshje si finale

Pas 5 sfidave të para, Kukësi numëron 2 pikë në fundin e tabelës së renditjes, teksa kurbinasit kanë grumbulluar një pikë më shumë.

Përballja tjetër e kësaj të shtunë është ajo e mesit të tabelës, mes Egnatias dhe Kastriotit. Ndërkaq, java e gjashtë e Superligës shqiptare mbyllet me derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana.

Klan News