Këngëtari: Një djalë i familjes duhej të trashëgonte në të njëjtën kohë emrin dhe mbiemrim tim

Jason Derulo është bërë baba për herë të parë. Ai dhe e dashura e tij Jena Frumes u bënë prindër të një djali. I vogli quhet Jason King Derulo dhe ka emrin e këngëtarit. Së fundmi ai ka treguar arsyen pse i vendosi djalit emrin e vet.

Derulo ka thene për “People” se donte patjetër të trashëgonte mbiemrin e tij dhe i vendosi gjithashtu të njëjtin emër që ka vetë, për t’u ndjerë më afër me të birin.

Vëllezërit e mi kanë vajza, edhe motra ime gjithashtu. Ndaj unë e dija që kishim nevojë për një djalë që ta mbante emrin e familjes. Na duhej një djalë sepse mbiemri Derulo ndryshe do të harrohej. Doja që emri im të vazhdonte të trashëgohej dhe në të njëjtën kohë kam menduar që kjo do të më afrojë edhe më shumë me djalin”,- tregoi ai.

Ai ka pranuar edhe që “sfida e tij më e madhe” ka qenë kujdesja ndaj djalit gjatë natës.

Ndonjëherë zgjohem me një sy hapur dhe pyes se si po e bën“, shpjegoi ai teksa i referohej të dashurës së tij, Jena Frumes.

Klan News