Detaje/ Zbulohet identiteti i shqiptarit që u rrëmbye në Angli, një vajzë mes pengmarrësve


Detaje/ Zbulohet identiteti i shqiptarit që u rrëmbye në Angli, një vajzë mes pengmarrësve

13:38 02/10/2022

Tvklan.al ka mundur të mësojë të tjera detaje lidhur me pengmarrjen e 30-vjeçarit shqiptar në Angli. Ai është Nertil B. nga Fieri.

Mësohet se 30-vjeçari Nertil B. ishte marrë peng nga 7 shqiptarë të tjerë në Angli. Prej 4 vitesh, 30-vjeçari jetonte në Britani të Madhe.

Alarmin për pëngmarrjen e tij e ka dhënë vëllai i Nertil B. Ai denoncoi në polici dhe kërkoi ndihmën e autoriteteve.

Më pas Policia Shqiptare njoftoi homologët në Angli dhe u zhvillua operacioni për lokalizimin e Nertil B., duke bërë të mundur shpëtimin e tij.

Policia angleze arrestoi 7 persona për këtë ngjarje, të gjithë shqiptarë. Sipas informacioneve që Tvklan.al disponon, një nga pengamarrësit e arrestuar është një vajzë.

Autorët kërkonin 400 mijë Paund për të liruar 30-vjeçarin Nertil B. Autoritetet angleze dhe ato shqiptare dyshojnë se shkak i pengmarrjes mund të jetë prishja e pazareve. /tvklan.al












Të ngjashme