Detyrohet të paguajë 20 mijë Paund për vajzën që nuk e dinte se ekzistonte

Detyrohet të paguajë 20 mijë Paund për vajzën që nuk e dinte se ekzistonte

21:54 27/02/2019

Nuk ishte martuar kurrë dhe nuk e dinte se ishte babai i një vajze adoleshente. 

Ross Mclaughlan, 55 vjeç, nga Stockton-on-Tees, Angli, thotë se është tronditur kur mori letrën e Shërbimit të Kujdesit të Fëmijëve në vitin 2011 ku i thuhej se kishte një vajzë 13- vjeçare.

55-vjeçari, nuk ishte i martuar dhe pretendon se nuk kishte asnjë ide se kush ishte nëna e vajzës.

Në një intervistë për

Daily Mail

ai thotë

:

 

“Unë isha shumë i hutuar dhe nuk e dija as emrin e vajzës, as të nënës së saj, por i thashë se kishin gabuar dhe e gjitha ishte një mashtrim. Unë kisha të kursyer 10 mijë Paund nga paga ime, po ndërkohë ata më thanë se u detyrohem dhe 10 mijë të tjerë. 

Ross tha se fillimisht u përpoq të injoronte letrën, por më pas vendosi të paguante shumën prej 100 Paund në muaj, kështu që kjo nuk do ti rrezikonte punën e tij. Ai nuk pranoi të merrte një test të ADN-së. Por katër vjet më parë, atij i erdhi një letër tjetër nga Shërbimi i Kujdesit të Fëmijëve (CMS), duke i thënë atij se shpenzimet për mbështetjen e vajzës po rriteshin në 320 Paund në muaj. Nëse do ta paguante këtë shumë ai do të mbetej me 900 Paund në muaj të ardhura.

Kështu që ai vendosi të shqyrtojë rastin më tej dhe kërkoi një kopje të certifikatës së lindjes së vajzës.

Ross menjëherë i shkroi CMS duke shpresuar se do të kishte dëshmi të mjaftueshme për të provuar se ai nuk ishte babai dhe ndaloi pagesat. Por ai mori një përgjigje duke thënë se certifikata nuk ishte dëshmi e mjaftueshme dhe se ai ishte baba biologjik i fëmijës dhe kështu paratë duhet të paguheshin çdo muaj.

Gjërat u përkeqësuan më shumë kur vajza u bë 21 vjeç dhe iu tha se ai duhej të paguajë 10 mijë Paund. Ross e përshkroi të gjithë rastin si “grabitje” dhe e krahasoi atë me diçka që ndodh në një “shtet fashist”.

Gruaja pretendon se ajo ka mbetur shtatzënë pas një marrëdhënie të shkurtër që pa pasur me Rossin dhe lindi vajzën në Qershor të vitit 1997.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT