Dhimbje që zor se gjen fjalë për t’u ngushëlluar e për t’u ngritur në këmbë  për të vazhduar…

Tërmeti i orëve të para të ditës së martë, 26 Nëntor, la pas dhimbje, trishtim, vuajtje, lot dhe mall për ata që ata që fati i keq “u trokiti” në derë parakohe dhe pabesisht.

50 viktima dhe më shumë se 900 persona mbetën të plagosur në Thumanë e Durrës, pas lëkundjeve të forta të tërmetit me magnitudë 6.4 ballë.

Historitë e familjeve që u shuan, fëmijë, vajzave e djemve, grave e burrave që mbetën nën rrënoja, janë rrëqethëse dhe përjetimet janë nga më të fortat.

Këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi është një nga ato familjare që humbi njerëzit më të dashur në këtë tragjedi, familjen e xhaxhait të saj me 4 anëtarë, si dhe mikeshën e fëmijërisë, Diena Karanxha, me vajzën e saj 9 vjeçare.

Ajo vazhdimisht poston foto nga kujtimet me vajzën e xhaxhait, Kristi Reçin, 25 vjeçe,  dhe Dienën, teksa dëshiron ta kujtojë vetëm duke buzëqeshur .

“Diene, Krist! Vazhdoni buzëqeshni. Ju do Evi”, shkruan këngëtarja. /tvklan.al