Dhjetori është konsideruar si muaji i pyjeve për 9 shkolla të mesme të qytetit të Elbasanit. Drejtoria e Shërbimit Pyjor në rreth, në bashkëpunim me qendrën didaktike, Drejtorinë Arsimore organizojnë mbjelljen e fidanëve pyjorë në ambjentet shkollore, por dhe më gjërë.

Këto ditë Drejtoria e Shërbimit Pyjor, ka filluar një fushatë sensibilizimi nëpër shkolla, shoqata joqeveritare, komunitete në qytet dhe fshat lidhur me rëndësinë e pyllëzimit të vendit. Sot nëpër shkolla të tilla si ajo “Dhaskal Todri”, “Kostandin Kristoforidhi”, “Ahmet Dakli”, Pedagogjikja, Gjuhët e Huaja e të tjerë, janë organizuar për mbjelljen e fidanëve të rinj./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora