Mbyllet me sherr takimi Vllaznia – Djelmnia Shkodrane

Përfundoi me dhunë takimi kampionatit të 17-vjeçarëve mes Vllaznisë dhe Djelmnisë Shkodrane. Lojtarë të dy skuadrave kanë goditur njëri-tjetrin.

Gjithçka nisi pas reagimit të njërit prej futbollistëve të Djelmnisë Shkodrane. Arbitri i garës ka dhënë 5 kartonë të kuq.

Pritet të shikohet se çfarë mase do të marrë Komisioni i Etikës dhe Disiplinës.

Tv Klan