Në Bruksel u mbajt takimi i radhës i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak zhvilloi takime të veçanta me dy kryenegociatorët Petar Petkoviç të Serbisë dhe Besnik Bislimi të Kosovës.

Deri më tani mësohet se nuk ka pasur një takim tripalësh, e kjo nënkupton se palët janë ende larg dakordësimit.

Bashkimi Evropian pret zbatimin e detyrimeve të dialogut pa vonesa e pa parakushte si nga Serbia, ashtu dhe Kosova. Por Prishtina zyrtare ka vendosur tre kushte për vijimin e dialogut, ku më kryesori është ai i dorëzimit te kriminelit serb Milan Radoiçiç, përgjegjës i ngjarjes se Banjskës.

Tv Klan