Nuk ka marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë




Nuk ka marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë

19:27 13/05/2022

Dialogu në nivel kryenegociatorësh pa rezultat

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, që u mbajt të premten në Bruksel nuk solli marrëveshje lidhur me targat e makinave.

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialog, Mirosllav Lajçak përmes një postimi në Twitter tha se nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat teksa shtoi se puna do të vijojë. Ai theksoi se ka pasur përparime në dialog përsa i përket çështjeve të tjera duke përshirë këtu energjinë.

Ndërsa Kryenegociatori i Serbisë, në një deklaratë për media tha se gjatë ditës është biseduar për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila ende nuk është implementuar.

Marrëveshja e përkohshme mes dy shteteve për targat, e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar, lejon mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave kur ato të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

Tv Klan













Të ngjashme