“Sot është bërë historia, lumi do jetë lirë përgjithmonë”

Më kanë shënuar këtu për Leonardo di Caprion, por nuk po e them pasi u bë i gjallë për të goditur qeverinë dhe nuk u bë i gjallë për të na mbështetur”

Ishte kjo deklarata e bërë Qershorin e shkuar nga kryeministri Edi Rama për aktorin e mirënjohur të Hollivudit, Leonardio DiCaprio, i cili teksa u përfshi në një fushatë për mbrojtjen e lumit të fundit të ergër të Europës dhe shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar, nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë shqiptare.

Por tashmë gati një vit më pas, kur Vjosa është shpallur zyrtarisht Park Kombëtar, ai nuk nguron aspak ta konsiderojë këtë moment si histori dhe të falenderojë të gjithë aktorët që u përfshinë në këtë kauze, përfshi edhe qeverinë.   

“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”

Fushtën për mbrojtjen, Di Caprio e nisi në 2019, ku me një sërë reagimesh publike theksonte faktin Vjosa është një ndër lumenjt e fundit të egër në Eurpë dhe si i tillë duhet të mbrohet.

Disa ditë më parë qeveria shqiptare vendosi ta shpallë lumin Vjosa si Park Kombëtar të kategorisë së Dytë dhe gjithë sipërfaqja e këtij lumi, bashkë me tre degëzimet e lumit, Drino, Bënç, Shushicës konsiderohen zona të mbrojtura dhe në to do të ndalohet çdo veprimtari që dëmton ambientin.

Tv Klan