Një makinë është shkrumbuar nga zjarri këtë pasdite në Tiranë. Siç shihet dhe nga pamjet flakët kanë qenë të mëdha, duke bllokuar edhe trafikun në zonën e Urës së Tabakëve.

Shkak i zjarrit sipas ekspertizës së parë dyshohet një defekt teknik dhe konkretisht një shkëndijë elektrike, e cila ka sjellë si pasojë djegien e mjetit brenda disa minutash.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke bërë dhe neutralizimin e flakëve.

Tv Klan