Një automjet është djegur pas mesnate rreth orës 02:50,  në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në kryeqytet. Mësohet se makina  tip “Benz”, me targë AA550TN ka qenë e parkuar në momenti që është përfshirë nga flakët.

Sipas njoftimit të policisë behët me dija e automjeti është në pronësi të Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, me inicialet M. A. Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikim e autorit.

/tvklan.al