Douglas Costa, u bë i njohur në Evropë, pasi shkëlqeu në fushat e blerta, me fanellat e klubeve të mëdha, si Bayern Munich dhe Juventus.

Megjithatë, me kalimin e viteve, sulmuesi ka zbuluar edhe një preferencë të re, që mund t’i sigurojë të ardhura më të mëdha.

Costa, së fundmi është transferuar te skuadra e Sydney FC, por futbolli nuk do të jetë profesioni i tij i vetëm. Ai është bërë pjesë e platformës për të rritur, OnlyFans.

“Kjo u bë e ditur nga vetë lojtari, që njoftoi hapjen e llogarisë në programin e të rriturve. “Kam krijuar llogarinë në OnlyFans, aty do të ketë gjithçka ekskluzive për fansat e mi. Është diçka që ata nuk mund ta shohin në asnjë vend tjetër. Vendosa të bashkohem me OnlyFans sepse besoj në besueshmërinë dhe potencialin e kompanisë për shtrirje globale. Ky partneritet ka gjithçka për të qenë shumë interesant dhe i suksesshëm.”, tha Costa.  

/tvklan.al