Ekipi i Celine Dion ka kritikuar ish-presidentin amerikan Donald Trump për përdorimin e  paautorizuar të një prej hiteve të saj më të mëdha në një tubim në Montana.

Kënga My Heart Will Go On, e cila u shfaq në filmi  e vitit 1997 Titanic u vendos përpara se Trump të mbante një fjalim për mbështetësit e tij të premten.

Më herët grupe legjendare të muzikës si Queen dhe Rolling Stones janë ankuar për përdorimin e këngëve në mitingjet e fushatës nga Trump.

My Heart Will Go On është një nga këngët më të njohura të Dion, fituese pesë here e çmimeve  Grammy.

Artistja e njohur u rikthye për të performuar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Paris. Ajo ishte performanca e saj e parë që kur zbuloi se ishte diagnostikuar me Sindromën e Personit të ngurtë në 2022.

Klan News