Atletico Madrid fitoi miqësoren ndaj Juventusit, me rezultatin 2-0. Spanjollët ia dolën të triumfojnë përballë “Zonjës së Vjetër”, duke konfirmuar se janë gati për fillimin e sezonit të ri.

Ndeshja nisi e qetë për të dyja ekipet, me trajnerët që kishin hedhur në fushë lojtarët më në formë.

Pjesa e parë e lojës u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë ishte tjetër histori.

Në minutën e 48-të, Joao Felix zhbllokoi rezultatin, duke shënuar pas një asisti të marrë nga Lino.

Juventusi tentoi të reagojë, por nuk arriti të barazojë dot shifrat. Takimi u vulos nga Angel Correa, që realizoi të dytin në minutën e 85-të.

Sulmuesi argjentinas u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke mposhtur portierin Di Gregorio.

Nëse tek Atletico morën sinjale pozitive, te Juventusi kuptuan edhe njëherë se kanë shumë  punë përpara, për të rikthyer skuadrën te sukseset, duke ditur se kanë pësuar ndryshime të shumta. /tvklan.al