Për shkak të historisë dhe siteve turistike, Rajoni i Lezhës po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Muzeu Etnografik mbetet një nga pikat më të vizituara. Të dhënat tregojnë se në 7 muajt e parë të këtij viti, muzeu etnografik është vizituar nga 2500 turistë, kryesisht të huaj.

Mes flamurit më të vjetër shtetëror shqiptar si dhe armët e prodhimit artizanal, muzeut i janë shtuar edhe 9 objekte te reja ndërsa shumë të tjera qëndrojnë të magazinuara për shkak të mungesës së hapësirës.

Muzeu Etnografik i Lezhës, ka një fond prej 842 objektesh që datojnë nga shekulli 19 që ruhen në një gjendje shumë të mirë.

Tv Klan