Një tjetër aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në rrugët e Shqipërisë. Një 66-vjeçar ka humbur jetën në aksin Koplik-Bajzë.
Viktima ishte duke udhëtuar me një motor kur është përplasur nga makina. Si pasojë e dëmtimeve të rënda, ai humbi jetën.
Ndërkohë shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se më herët një tjetër drejtues motori humbi jetën në Fier pasi u përplas nga makina./tvklan.al