Dashi-Mund të përjetoni momente emocionesh dhe fantazie që forcojnë lidhjen tuaj. Nëse jeni beqarë, mund të keni një tërheqje të fortë ndaj dikujt që ju duket misterioz dhe intrigues. Ju jeni në gjendje t’i shprehni idetë tuaja me qartësi dhe besim. Mund të keni të ardhura të mira ose kursime të konsiderueshme. 

Demi-Fjalët e dikujt mund të jenë disi të ashpra sot dhe reagimi juaj i parë do të jetë largimi. Kuptoni që ky person po përpiqet t’ju ndihmojë dhe jo t’ju inatosë. Punoni së bashku në vend që të mendoni se është armiku juaj.

Binjakët-Në punë pritet që të keni disa probleme, një pjesë të të cilave do t’i shkaktoni ju. Do të jeni përpara disa zgjedhjeve, por duhet të jeni shumë të bindur përpara se të merrni vendimet e duhura.

Gaforrja-Keni një reputacion të rëndë pasi nuk përfshiheni emocionalisht në një marrëdhënie. E njëjta gjë nuk mund të thuhet sa i përket pasionit. Keni mundësinë që të krijoni një lidhje të fortë dhe të stabilizoni një marrëdhënie për disa kohë.

Luani-Marrëdhëniet me fëmijët do të jenë shumë të mira. Sot do të jetë një ditë ideale për të bërë gjimnastikë ose not. Kujdesuni më shumë për partnerin tuaj.

Virgjëresha-Ruani qetësinë, mos u rrëmbeni. Gjërat duhet të bëhen gjithmonë me qetësi. Sot mund të ndiheni nervoz për të bërë gjithçka me nxitim. Por nuk ka asgjë më të gabuar sesa kjo gjë. Financat mbeten konstante.

Peshorja-Jeni me kokën mbi re. Nëse jeni në shoqërinë e një personi që doni, do mendoni për punën dhe nëse jeni në punë do mendoni për çështjet e zemrës. Kjo e diel nuk do shkojë shumë mirë, për shkak se do të zbuloheni. Ndoshta është momenti që të pranoni vështirësitë tuaja, në vend që të shtireni në një raport. Në vijim do të kuptoni më mirë se si të silleni.

Akrepi-Kjo është një ditë e favorshme për të ndryshuar, punë, vendbanim apo mjedise të tjerë ku ju rrini më shumë. Këto lëvizje do të ndryshojnë edhe qëndrimin tuja ndaj njerëzve që ju rrethojnë. Rritja e etjes për përvoja të reja, do të ndikojë në jetën tuaj personale.

Shigjetari-Mund të përjetoni momente relaksi dhe harmonie që përmirësojnë marrëdhënien tuaj. Nëse jeni beqarë, mund të keni simpati për një person që ju duket i besueshëm dhe i sinqertë. Ju jeni në gjendje t’i shprehni idetë tuaja me qartësi dhe besim. Mund të keni të ardhura të mira ose kursime të konsiderueshme. 

Bricjapi-Përqendrojeni komunikimin tuaj në vend që ta lini të shpërndahet. Bëjini një nder vetes dhe hyni drejt e në temë në vend që t’i bini rrotull duke folur për gjëra që nuk kanë lidhje me çështjen. Sa i përket marrëdhënies, nëse keni frikë se po zbehet, ngrohtësia dhe ndjeshmëria që do të gjeni sot do t’jua ndryshojë mendjen.

Ujori-Një problem shëndetësor ka për t’iu shqetësuar përgjatë gjithë ditës. Në punë gjithashtu do të keni disa probleme, që mund të marrin zgjidhje nëse ju merrni vendimet e duhura. Kujdes me financat.

Peshqit-Kur ka dëshirë, ka edhe rrugëzgjidhje. Flisni, buzëqeshni, qëndroni pranë shpirtit binjak, dhurojini diçka. Këto gjëra duhet të bëni sot. Nëse keni ndonjë dyshim për marrëdhënien, deri në fund të ditës çdo gjë do të shuhet për shkak të dashurisë që ndjeni për njëri-tjetrin./tvklan.al