Autoritetet shëndetësore në Paris parashikojnë të injektojnë mbi 1 mijë vaksina në dite vetëm në këtë qendër

Një qendër e madhe vaksinimi është hapur në Disneyland Paris. Parku argëtues rreth 30 kilometra nga kryeqyteti francez është mbyllur përkohësisht për shkak të pandemisë.

Vaksinodromi është vendosur brenda qendrës së ”Disney’s në sektorin e quajtur  Newport Bay Club i cili përdoret zakonisht për ngjarje profesionale.

Vendndodhja e zgjedhur ndodhet pranë hoteleve, jashtë ambienteve të parkut argëtues. Nga ana tjetër autoritetet lokale kanë njoftuar se asnjë aktivitet tematik lidhur me parkun nuk është planifikuar.

Kompleksi i famshëm është mbyllur disa herë për shkak të pandemisë se Covid-19. Në të janë të punësuar 17 000.

Qendra do të vaksinojë të paktën 1 000 persona në ditë, por do të jetë e hapur vetëm gjatë fundjavave, falë mobilizimit të rreth gjashtëdhjetë mjekëve, infermierëve, zjarrfikësve dhe stafit të pritjes.

Klan News