Kjo ndërtesë shumë enigmatike është fundi i Parkut Rinia. Kur pyesnin nëse parku do të shembej apo jo, shembull merrnin këtë godinë 4-katërshe të veshur me mermer. Kjo ndërtesë nuk u mor vesh se çfarë ishte lokal apo shtëpi pasi në të nuk punohej asnjë ditë. Gjatë kohës së lënë në dispozicion nga policia për heqjen e materialeve, këtu askush nuk u duk. Mjaftoi fadroma dhe mileti u sul të shkulë gjithçka.

Policia Ndërtimore do të jetë e pranishme deri nesër. Puna këtu do të vazhdojë me forcat e ushtrisë ku pritet të ndërhyjë dhe bashkia për sistemimin e pemëve. 15 metër kub hedhurina transportohen drejt Krrabës. Përveç aktivitetit të jashtëligjshëm që bëhet, Havari zbuloi dhe vjedhësit e energjisë elektrike që kishin instaluar kabull eletrik nëntokësor nga të cilat harxhoheshin dhe nuk paguheshin miliona kilovat energji./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti