Kryeministri Rama ndjek procesin e vaksinimit



Kryeministri Rama ndjek procesin e vaksinimit

11:05 12/01/2021

“Pasi mora dozën të gjithë me pyesnin për shëndetin”

Mëngjesi për kryeministrin Edi Rama nisi në mjediset e stadiumit “Air Albania” për t’u njohur me ecurinë e vaksinimit në ditën e dytë. I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Kryeministri u interesua për zbatimin e protokollit.

Rama: Po ju jeni epidemiologe?

Punonjësja: Po, Dhurata është epidemiologe. 

Manastirliu: Sot kemi epidemiologet, e kemi nisur me ata të Tiran ës, Durrës, Kavajës dhe Krujës për t’u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë.

Nuk i kurseu batutat me epidemiologët që ishin nën monitorim pas marrjes së vaksinës.

“Çdo gjë në rregull?! Se unë pasi bëra vaksinën dje me çonin vetëm mesazhe “Mirë je?! Hë mire je?!”

Për koordinatorët nuk harroi të linte disa porosi.

“Këto 2- 3 ditë është për të vendosur edhe disiplinën e distancave, të gjitha që të mos ketë…”

Vaksinimi do të vijojë i kombinuar mes mjekëve, epidemiologeve dhe në shtëpitë e të moshuarve.

Tv Klan







Të ngjashme