Një nga viktimat, miku i fëmijërisë së Presidentit Vuçiç

Serbia i ka vendosur flamujt shtetërorë në gjysmë shtizë për shkak të numrit të viktimave të shkaktuar nga virusi korona. Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët kanë bërë të ditur se të dhënat e reja tregojnë një rritje të madhe pasi janë shënuar 111 raste dhe tri raste të vdekjes, gjithsej 31 raste nga Covid-19.

Tani janë 1171 persona të infektuar në total. Shtypi serb ka bërë të ditur se një nga tre viktimat është miku më i mirë që në fëmijëri i presidentit, Alleksandar Vuçiç, i cili ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeç.

Presidenti serb, ka biseduar me telefon me presidentin francez dhe atë rus për situatën me virusin. Serbia ka marrë ndihma të reja dhe ka siguruar maska në luftën kundër këtij virusi.

Një politikan i opozitës ka rezultuar si pozitiv, ndërsa ekspertët kanë thënë se tani është vërtetë duke u shqyrtuar mundësia e masave të reja ndër të cilat është ndalimi dy javor i daljes nga shtëpitë gjatë gjithë 24 orëve.

Shumica e sallave sportive janë kthyer në spitale dhe presidenti e kryeministrja kanë paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme.

Tv Klan