Një mjek i universitetit të Sunderland i cili ka një llogari interesante në Tik Tok ku ndan njohuri mbi mjekësinë, mite dhe sekrete nga jeta në një spital, thotë se është e shëndetshme që meshkujt të mbajnë mjekër.

Sipas tij, rritja e qimeve të fytyrës është më e pastër dhe e sigurtë se sa të mos paturit as edhe një në këtë zonë. “Një studim që krahasoi punonjës spitalorë me dhe pa mjekër zbuloi se këta të fundit kanë 3 herë më shumë gjasa të kenë MRSA”, thotë Karan Rangarjan.

MRSA është një lloj bakteri që është shumë rezistent ndaj antibiotikëve dhe e bën të vështirë trajtimin e tij në krahasim me infeksionet e tjera. “Kjo për shkak se heqja e mjekrës krijon mikro-abrazione që janë vendi i përsosur ku këto baktere mund të shumohen”.

Mjekra mund të garantojë lëkurë shumë të butë. Ajo jo vetëm mbron lëkurën poshtë saj nga plakja që shkakton ekspozimi në diell, por vepron edhe si një pengesë që nuk lejon të prekni fytyrën”.

Por, rekomandon mjeku, pavarësisht se mjekra ul rrezikun e melanomës ose ndryshe, kancerit të lëkurës, nuk është arsye për të mos përdorur kremin e diellit çdo ditë./tvklan.al