Novak Djokoviç dhe Carlos Alcaraz kanë vazhduar përgatitjet në prag të nisjes së turneut të US Open. Kampioni në fuqi, Djokoviç, i cili fitoi medaljen e artë për Serbinë në Paris 2024, ka si objektiv një titull të pestë në turneun e SHBA. Tenisti shprehet në konferencë për shtyp se ka etje për të tjera suksese.

“E dini, njerëzit do të më pyesnin; tani që ke fituar gjithçka me medaljen e artë në olimpiadë, çfarë ka tjetër për të fituar? Por unë ende e ndiej motivimin, e kam ende shpirtin konkurrues. Unë ende dua të bëj më shumë histori dhe të kënaqem në evente. Unë ende shpresoj të frymëzoj shumë të rinj që të shikojnë tenis ose të luajnë tenis. Këto janë disa nga arsyet pse ende vazhdoj dhe Grand Slam-et janë shtyllat e sportit tonë”.

Edhe spanjolli Carlos Alcaraz synon titullin në këtë Grand Slam.

“Mendoj se gjithçka është në rregull! Thjesht ndërpreva stërvitjen për të parandaluar ndonjë problem më të madh. Por e dini pas disa orëve më vonë unë ende ndihem mirë, këmbët e mia janë në rregull kështu që nis sërish stërvitjen tani. Edhe pse e humba medaljen e artë, jam krenar pasi fitova të argjendtën në olimpiadë”.

Kampioni i vitit 2022 e ka ndeshjen e parë në US Open kundër australianit Li Tu. Turneu nis më 26 gusht dhe zgjat për dy javë.

Klan News