Ana e panjohur e ish-yllit të Holliwood

Kërkoi një mënyrë për të lënë shenjë dhe ja doli. Patrick Swayze 10 vjet pas vdekjes do të rikthehet në ekran por nëpërmjet një dokumentari.

I titulluar  “Unë jam Patrick Swayze” projekti I realizuar nga Paramount Channel, sjell anët e panjohura të yllit të “Dirty Dancing” dhe “Ghost”.

Copëza të bashkuara të portretit të një aktori aq shumë të dashur nga publiku të thurura nga rrëfimet e kolegëve si Demi Moore, Jennifer Grey e të tjerë.

Për tu ndalur tek rrëfimet e asaj, Liza Niemi gruaja që I qëndroi në krahë nga viti 1975 dhe deri në vdekjen e tij.

Fëmijëria në Teksas, jeta private dhe gjithë hapat e karrierës të përmbledhura në dokumentarin i cili do ta ketë debutimin televiziv më 18 Gusht.

Tv Klan