“Eskobari i Ballkanit” Kelmend Balili pritet të arrestohet ditët në vijim. Ky është paralajmërimi i fortë i ambasadorit amerikan Donald Lu që bëri nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për “peshqit e mëdhenj”, Lu tha se Kelmend Balili është njëri prej këtyre peshqëve. Madje ai tashmë është dënuar me burgim të përjetshëm dhe 15 vite burg në Greqi për trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai ndodhet në kërkim ndërkombëtar dhe tashmë pritet vetëm arrestimi i tij. Duke folur për “peshqit e mëdhenj”, ambasadori Donald Lu këtu përmendi edhe Met Kananin që u kap para disa ditësh në Turqi dhe Arbër Çekajn, pronari i kompanisë të cilës iu gjet sasia e 613 kilogramëve kokainë.