Dopieta e golave ndaj Serbisë ka ndezur sirenat e merkatos për sulmuesin Richarlison. Braziliani është padyshim njeriu i momentit në kampionatin Botëror që po mbahet në Katar dhe skuadrat europiane kanë hedhur sytë drejt tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, në gjurmët e Richarlison janë vënë kampionët e Europës, Real Madrid. Spanjollëve iu duhet një sforco e madhe financiare për të arritur te 25-vjeçari.

Spërs shpenzuan rreth 60 milionë euro për të marrë shërbimet e brazilianit nga Evertoni në merkaton e kësaj vere dhe largimi i tij në merkaton e janarit apo në atë të verës do të ishte një transaksion tepër i ndërlikuar.

Klan News