Dosja “Babale”, Basha paralajmëron dy prokurorët dhe gjyqtarin – TV KLAN

Dosja “Babale”, Basha paralajmëron dy prokurorët dhe gjyqtarin

“Do ju bëjmë Vetting publik”

Pas vendimit të togave të zeza për të çuar për gjykim dosjen “Babale”, ku i pandehur do të jetë ish- ish-deputeti  demokrat Ervin Salianji, gazetari  Jetmir Olldashi, Albert Veliu  e Fredi Alizoti, Lulzim Basha bëri nga selia blu një paralajmërim për gjyqtarin dhe dy prokurorët e çështjes që sipas tij janë pjesë e skemës mafioze të Kryeministrit për të mbrojtur vëllain e ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Dua ti bëj të qartë Kastriot Gramshit dhe dy prokurorëve se nuk do ia hedhin vetingut me këtë akt që kanë ndërmarrë. Të tjera gjera do dalin.”

Akuzat në adresë të kryeministrit i vijoi edhe nga Fieri duke e cilësuar futjen në zgjedhje pa opozitën një proces fasadë.

“Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje palo-zgjedhje, zgjedhje fallco pa opozitën nuk ka për të pasur. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, që i janë bashkuar thirrjes, kushtrimit dhe emergjencës kombëtare “Rama ik”.

Kreu i opozitës  bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestën e 13 Prillit për të larguar qeverinë që sipas tij përmes lidhjeve me krimin ka humbur legjitimitetin moral e politik duke penguar integrimin e vendit në BE.

Tv Klan

 

Kategori
PolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*