Shkarkohet nga Hipoteka, emërohet në shkelje auditues te mjekësia (Video) – TV KLAN

Shkarkohet nga Hipoteka, emërohet në shkelje auditues te mjekësia (Video)

Një vit më parë, në Prill 2018, “Stop” transmetoi problematikën me ish kreun e hipotekës së Pogradecit, Majlind Shkira, i cili pak ditë më vonë u shkarkua me vendim të formës së prerë. Por së fundi emisioni “Stop” ka mësuar se Shkira është katapultuar si auditues në Universitetin e Mjekësisë me disa shkelje: pa konkurrim, i shkarkuar më parë dhe pa 3 vjet eksperiencë në këtë detyrë, siç e kërkon ligji.

Problemi është që ne i kemi dorëzuar dokumentet në Hipotekë…dhe nuk kemi asnjë përgjigje…

Qytetari 1 – Nuk je për atë punë ti, se të ishe për atë punë, kishe mbaruar punë. Ke tre muaj, për tre muaj duhet të kishe mbaruar të gjitha këto dosjet.
Majlind Shkira – Ok! Në bazë të aplikimit dhe të kërkesës që keni paraqitur tani, po ia jap specialistit, të nxjerrë dosjen, ta verifikojë dhe të kthejë përgjigje.

Qytetari 1 – Për sa kohë more zotëri? Se kur e bën kërkesën, më thoni për dy javë e ke në shtëpi. A është kështu ligji? A thotë ligji për dy javë e ke në shtëpi, për 20 ditë, sa është?

Qytetari 2 – Jepini ju drejtim dhe më thoni kur të vij ta marr unë certifikatën, kaq!
Majlind Shkira – Shumë shpejt! Shumë shpejt do të vijë me postë.
Qytetari 2 – Kur shumë shpejt, se ka që në Janar? Katër muaj, afatet nuk zbatohen, jo e jo!

Majlind Shkira – E di sa… sa ke ti, katër muaj? Unë kam praktika që kanë nga 22 vjet, si është ai me 22 vjet përpara teje?
Qytetari 2 – Ore s’më intereson mua se ça është ai, mua më intereson kjo: Është kaq, një muaj e dua që të më shërbejë.
Majlind Shkira – Meqënse nuk të intereson, do të shërbejmë brenda…shumë shpejt do të njoftojmë ne me postë.
Qytetari 2 – E ka drejtori, për të firmosur”, urdhëro, s’e ke, hë pra? Ja kjo është përgjigja.
Majlind Shkira – Në rregull, a e deshe përgjigjen? Ja, e more përgjigjen që drejtori nuk e ka në tavolinë. Nuk kam asnjë lloj interesi të pengoj praktikën e dikujt. Dua që çdo punë ta mbarojmë sa më shpejt. Në lidhje me rastin tuaj ja kam lënë specialistëve që të bëjnë verifikimet dhe ta kontrollojnë tamam. 

Qytetarja 3 – Specialisti më thotë e kam mbyllur…

Majlind Shkira –Shikon ndonjë gjë në tavolinën time…?

Qytetarja 3 – Më vjen keq se specialisti më thotë që dosja është gati, e firmosur nga juristja, nga specialisti nga të tërë, më vjen keq! U bë tre muaj që nuk po e firmos, më thuaj ku të pengon puna? Që edhe unë të di që më mungon ky dokument.

Madje një qytetar arriti deri aty sa i theu xhamin e zyrës për këtë motiv. Pak ditë më vonë, Majlind Shkira shkarkohet si drejtor i Hipotekës. Ai u emërua si auditues në Universitetin e Mjekësisë.

Prej ditësh gazetarja është drejtuar në të gjitha hallkat e universitetit në fjalë, por përgjigja është shtyrë pa ardhur kurrë. Përgjigje premtoi edhe kryetarja e Bordit të Administrimit Adriana Berberi, por sërish nuk u bë transparencë mbi emërimin e Majlind Shkirës. Vetë Shkira tha, se plotëson kriteret, por do të vendosë mbledhja e bordit.

Që të emërohesh si auditues ka një procedurë ligjore që duhet të ndiqet. Plotësimi i disa kritereve, tre vite eksperiencë punë në këtë sekotor, Cv e pastër dhe e pasur.  Por çfarë procedure ligjore u ndoq për këtë emërim?

Po fakti që Majlind Shkira ishte drejtues i Hipotekës së Pogradecit dhe është shkarkuar për shpërdorim detyre me vendim gjykate të formës së prerë, a e penalizon? Gazetarja i është drejtuar Universitet të Mjekësie dhe konkretisht Bordit të Administrimit me një shkresë tek protokollit

Gazetarja- Përshëndetje si jen? Unë jam gazetarë nga emisioni “Stop”.

 Kryetarja e Bordit të Administrimit- Mirë, si jeni juve?

Gazetarja-Ka ardhur një denoncim përsa i përket emërimit të audituesit të ri Majlind Shkira. Jemi drejtuar dhe me shkresë.

Kryetarja e Bordit të Administrimit-Po, të njoh! Urdhëro,si jeni?

Kryetarja e Bordit të Administrimit-E di, që jeni drejtuar shkresërisht, edhe sigurisht që kam dhënë porosi, do t’i japim të gjithë përgjigjet e nevojshme, ashtu siç i keni kërkuar dhe pastaj, po të keni nevojë edhe për sqarime të drejtpërdrejta, patjetër që do të jemi të gatshëm, që t’jua japim!Deri të hënën, do të keni përgjigjen tonë, përsa keni kërkuar për rastin konkret. Asnjë gjë dhe punë të mbarë!

Gazetarja ka shkuar për të marrë një përgjigje, por nuk kishte asnjë kthim përgjigje për shkresën e dërguar.

Më pas gazetarja shkoi në mbledhjen e bordit të administrimit.

Gazetarja- Kemi ardhur për rastin e audituesit Majlind Shkira.

Kryetarja e Bordit të Administrimit-Tani, ti do që ta bëjmë me kamera, apo pa kamera?

Gazetarja-Po! Çfarë dokumentacioni? Ku është konkursi? Ku është eksperienca 3 vjeçare që ka , se unë kam vetëm CV-në e tij, domethënë…

 Kryetarja e Bordit të Administrimit-Ke bërë 3 pyetje!

Gazetarja-Po!

Kryetarja e Bordit të Administrimit-Për secilën nga pikat, do të kesh përgjigjen. Të gjitha moj zemra ime, sepse nuk kemi bërë gjëra, që të mos i bëjmë transparente. Këtë mbledhjen e bordit, po e bëjmë, që të draftojmë përgjigjen e shkresës suaj edhe t’jua sjellim.

Gazetarja-Po mirë, unë po pres, çfarë do të vendoset!

Më pas gazetarja, pyeti dhe zotin Shkira lidhur me emërimin e tij.

Gazetarja-Odeta, gazetare nga emisioni “Stop”. Jeni emëruar si auditues në Universitetin e Mjekësisë. I jeni nënshtruar konkursit?

Majlind Shkira- Me patjetër!

Gazetarja-Me patjetër? E keni eksperiencën 3-vjeçare, sepse unë kam informacion, që jo?

Majlind Shkira-Në bazë të kërkesës, që keni paraqitur, Bordi do t’ju paraqesë shpjegimet e nevojshme.

GazetarjaOk, unë e kuptoj Bordin, por juve? Zoti Shkira, a nuk ju penalizon fakti, që jeni shkarkuar si ish-regjistrues?

“Pas më shumë se një jave interesimin nga ana e “Stop”, gazetarja nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe kjo do të thotë se zoti Shkira nuk plotëson kriteret për të qenë auditues. Heshtja e Universitetit është veçse qëndrimi që mban ky institucion për rastin në fjalë, por emisionin “Stop” do të rrijë në pritje të një përgjigjeje”./tvklan.al

Kategori
Lajme nga EmisionetLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*