Nga kalaja piktoreske e Porto Palermos në Himarë, Drita Ziri u shpall të dielën fituese e “Miss Shqipëria 2022”. 17-vjeçarja nga Fushë-Kruja rrëmbeu kurorën e bukurisë, në mesin e 27 vajzave kokurente nga Shqipëria dhe Diaspora.

Ndjesitë e para të fitores i ndau me Tv Klan, pa fshehur dotemocionet dhe ëndrrat për të ardhmen. Klara Musabelliu u shpall shoqëruese e parë e Missit, ndërsa shoqëruese e dytë Sibora Rustemi.

Edhe edicioni i 24-t i “Miss Shqipëria” mbajti vulën e producentit Petri Bozo, i cili kishte kuruar gjithçka në detaje. Spektakli i transmetuar ne Tv Klan Plus mbërtheu audiencën për rreth 3 orë në një magji të vërtetë sfilatash dhe surprizash.

Këngëtarët e ftuar si Rovena Dilo, Devis Xherahu, Eneida Tarifa, Maya, Adelina Tahiri e shumë të tjerë elektrizuan një nga vendet më ekzotike të rivierës shqiptare.

Nën moton “Një Miss, Një Kala, Një Histori” ky event ndërthurur në mënyrë të mrekullueshme trashëgiminë kulturore dhe turizmin me bukurinë.

Tv Klan