Dritëro Agolli flet si shkrimtar dhe politikan për letërsinë dhe politikën në vend. I pyetur se çfarë e bashkon Dritëronë si politikan dhe si letrar, ai thotë se vetëm diçka e bashkon dhe është transformimi. Ashtu si politika ka nevojë për transformim, të njëjtën gjë ka dhe letërsia. Duke iu referuar deklaratës së Nanos që në politikë ka kundërshtarë dhe partnerë, ai veten e fut kundështar për gjërat që nuk  i pëlqejnë duke përfshirë të gjitha partitë.

 “Do të duhej një lider i ri i Partisë Socialiste vetëm nësë aktuali nuk i sheh gjërat me realizëm” .-

shpreh ai i pyetur nëse kishte ardhur koha të ndërrohej lideri i Partisë Socialiste.

Përsa i përket shkrimeve të reja Agolli shprehet :

“Shkrimtari është si një “mulli”,që bluan gjithnjë dhe bashkë me miellin dalin edhe krunde,dalin dhe të tjera.  Por ka një “zonjë” të madhe që është historia e cila ka një sitë ku miellin e lë per bukë, kurse krundet ia hedh pulave. Kjo “zonjë” për çdo shkrimtar punon por jo vetëm për çdo shkrimtar por për çdo njeri, çdo politikan sepse të gjithë nuk bëjnë miell të përsosur, ka edhe krunde. Kështu që edhe unë këtu e fus veten, bashkë me miellin kam edhe krunde.”

I pyetur rreth të shkruarit për figurat socialiste të sotme apo dhe Enver Hoxhën ai shprehet :

“E kam shkruar si nje njeri idealist që i besonte Partisë Komuniste me Enver Hoxhën në krye. Atij i kam “kënduar” si njeri dhe si njeri ato mbeten.”

Pamje shkrimtari Dritëro Agolli intervistë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame