Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa ka dhënë një intervistë me revistën e famshme “Rolling Stone”. Këngëtarja ka përmendur dhe vendlindjen e saj Kosovën, ku ka treguar momentet e vështira që familja ka përjetuar gjatë luftës me Serbinë. Ajo shprehet se gjyshi i saj i cili po shkruante një libër për gjithçka po ndodhte u pushua nga Serbët sepse i kërkuan që të rishkruante historinë siç ata dëshironin.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për “Rolling Stone”.

Revista gjithashtu ka dhënë informacione për gjyshin e Duas, historianit Seit Lipa i cili ka qenë edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë. /tvklan.al