Nëse kombëtarja e futbollit do të fitonte me Skocinë, për presidentin e federatës Armand Duka puna e përfaqësueses në Nations League nuk do të ketë shkuar dëm. Gjatë inspektimit të ndërtimit të ambienteve të reja të Federatës dhe Kombëtares së Futbollit, Duka u pyet nga gazetarët për pritshmërinë e tij për ndeshjen me Skocinë.

Armand Duka, President i FSHF:

Është e vështirë për të tentuar kreun e grupit, por është e rëndësishme të fitojmë ndeshjen. Nëse në fund renditemi me pikë të barabarta me kundërshtarin nuk e quajmë edicion të dështuar.

Edhe llogaritë me punën e trajnerit të përfaqësueses do të bëhen pas ndeshjes zyrtare me Skocinë dhe miqësores me Maqedoninë

“Është e vështirë ta analizoj tani punën e trajnerit, përpara një ndeshje. Bilanci i tij do të bëhet pas 2 ndeshjeve. Duhet tu jap kurajo te fitojnë ndeshjen”.

Shtëpia e Futbollit Shqiptar, sic do të quhen godina dhe dy ministradiumet që do të ndërtohen është një financim 100% i FIFA-s. Sa i përket Arenës kombëtare që zëvendësoi stadiumin “Qemal Stafa”, federata është optimiste për inaugurimin në pranverën e vitit të ardhshëm.

Tv Klan