Në kuadër të takimeve të nisura prej disa ditësh me partitë e koalicionit të djathtë, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në mesditë edhe kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Pas takimit Duka tha se mbështet idenë e një qeverie teknike, që të përgatisë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në takim me Bashën ai u shpreh se ishte diskutuar edhe lidhur me mundësinë e nisjes së protestave nëse palët politike nuk bien dakord për krijimin e një qeverie teknike me dakordësinë e të gjitha partive parlamentare. /TV KLAN