“Future Past” është albumi i tyre i 15 -të në studio

Kur grupi pop britanik Duran Duran bëri debutimin e tyre, ata nuk e dinin se sa të famshëm do të bëheshin. Ndërsa 40 vite më pas grupi është ende i preferuar duke publikuar albumin e tyre të 15 -të në studio, “Future Past”.

Nuk do të kishim pritur kurrë që të bënim muzikë së bashku pas gjithë kësaj kohe. Ne ishim thjesht fëmijë dhe u bashkuam në punk rock“, tha John Taylor. I përbërë nga Taylor dhe Nick Rhodes në vitin 1978, Duran Duran u bë i famshëm me hite të tilla si “Girls on Film” dhe “Rio”. Grupi, me këngëtarin kryesor Simon Le Bon dhe bateristin Roger Taylor, ka shitur më shumë se 100 milionë disqe në të gjithë botën si dhe ka fituar dy çmime Grammy. Ndërsa kënga e tyre e re “Përvjetori” feston 40 vjet që prej publikimit të tyre të parë në 1981.

 Për këtë album grupi bashkëpunoi me producentët Erol Alkan dhe Giorgio Moroder. Puna për të filloi në fund të vitit 2018 ndërkohë që punuan në mënyrë të ndërprerë në vitin 2019 për shkak të pandemisë së COVID-19.

Klan News