“Nuk ka më hapësira për bllokim të procesit”

Në fillim të shtatorit pritet që Gjykata Kushtetuese të behet funksionale. Kreu i Këshillit te Emërimeve në Drejtësi thotë se të mërkurën do të nisë shqyrtimi i 14 kandidatëve të propozuar për të plotësuar vakancat në Kushtetuese dhe brenda muajit Gusht sipas tij lista do t’i çohet Kuvendit dhe Presidentit.

Dvorani sqaron se Kushtetuta e ka parashikuar qartë dhe nuk ka hapësira për bllokim të këtij procesi.

Presidenti dhe Kuvendi kanë të drejtë të zgjedhin secili nga 3 anëtarë të gjykatës kushtetuese nga 9 që ka në përbërjen e saj kjo gjykatë. 3 anëtaret e tjerë zgjidhen nga Gjykata e Lartë, e cila po ashtu është jofunksionale për shkak të vakancave të krijuara nga procesi i vettingut apo përfundimi i mandateve. Anëtarët e Gjykatës së Lartë zgjidhen nga KLGj, i cili ka lajmëruar se ky proces përzgjedhës do të nisë në Shtator.

Tv Klan