Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kërkon nga Saranda angazhimin e policisë bashkiake dhe të gjitha strukturave të pushtetit lokal 24 orë në 24 për mbarëvajtjen e sezonit veror.

“Mendoj që ka ardhur koha që policia bashkiake të luajë rolin që i takon për mirëmbajtjen e mjedisit duke ushtruar monitorim, kontroll, por edhe ndëshkim. Nuk ka tolerancë këtu, sepse është fytyra jonë, është fytyra e Shqipërisë”.

Kumbaro thotë se këtë vit sfida me mbetjet dhe inertet do të jetë edhe më e madhe.

“Është sfida jonë në të të gjithë Shqipërinë. Kemi tre vite që e themi që Shqipëria është çdo ditë e më e pastër, por unë besoj që sfidën më të madhe do ta kemi për shkak të fluksit turistik. 10.1 milionë turistë pritëm vitin e kaluar dhe kemi qenë në një betejë me çdo kosh, me çdo qese dhe sidomos me inertet”.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të mbështesë Bashkinë e Sarandës në menaxhimin e mbetjeve gjatë muajve të pikut të sezonit, nga data 15 Qershor deri më 15 Shtator, duke dyfishuar kapacitetet pastruese të Sarandës.

Tv Klan