Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në minierën e Martaneshit. Dy minatorë, me detyrë vagonistë kanë qenë duke punuar dhe janë zënë poshtë nga një masiv shkëmbor.

Për pasojë njëri prej tyre, i idenfitikuar si Armand Peshku ka humbur jetën ndërsa është plagosur rëndë dhe po trasportohet për në spitalin e Traumës kolegu i tij, Hajdar Bala.

Kanë qenë minatorët e tjerë që kanë informuar policinë, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Tv Klan