Shije deti nga kryeqyteti ofron sot restoranti “Shellfish” në rubrikën ‘Quiz me 5yje’.

Me të famshmen zonën e Shallvareve, ku ndodhet restoranti, do të nisin edhe pyetjet e quiz-it.Ardita Harxhi është konkurrentja që sot do të shijojë pjatat e chef Vinit dhe do të përgjigjet rreth informacioneve interesante të #quizme5yje.

Franci është njohur me Rezeartën në vitin 2017 dhe sot janë prindërt të lumtur të një djali 3 vjeçarë. Megjithëse ka kaluar kohë, ai ka shumë pengje ndaj bashkëshortes.

Pjesë e historisë janë bërë dhe e ëma me vjehrrën e tij. Për çfarë bëhet fjalë? Franci i shprehu publikisht dashurinë bashkëshortes së tij Rezearta, një gjest romantik për gjithë përkrahjen pa kushte që ajo i ka dhënë. Momente të tilla janë lajmi më i mirë që do donim të dëgjonim përditë.

Ingriti ka patur një rrugëtim të suksesshëm nga student në inxhinier programesh në Amerikë. Atij nuk i ka munguar mbështetja prindërore, aq sa sot nuk ka një por tre palë prindër….

Lori e Xhek, Stejsi e Tim kanë qenë një bekim për Ingritin aq sa ai i ka pagëzuar si prindër e ata si bir të tyrin.

Kjo i ka bërë akoma më krenarë Besimin e Zimen për djalin e tyre që mirënjohjen e ka virtyt të karakterit të tij.

Nuk është mbushur ende një muaj qëkur bashkëshorti i Denisës është ndarë nga jeta në Itali pas një sëmundje të pashërueshme.

Ajo ka mbetur e vetme, pa përkrahje e me dy fëmijë të sëmurë gjë e cila e ka detyruar të sjellë në një seancë ndërmjetësimi të ëmën Valentina që t’a lejojë të strehohet në shtëpinë e saj. Por e ëma pretendon se e ka ndihmuar shumë ndër vite sa herë ajo ka patur konflikte me të ndjerin e me familjarët e tij.

Si të mos mjaftonte kjo, Denisa nuk merr dot pensionin e fëmijëve sepse certifikatën e vdekjes së bashkëshortit ia mban peng agjencia funerale për shkak se nuk janë paguar shpenzimet e shërbimeve që u kanë ofruar.

Denisa pretendon se nuk ka asnjë mundësi ekonomike për këtë gjë dhe i kërkon familjarëve të bashkëshortit që të paguajnë dhe në veçanti kunatës. Por derisa të zgjidhet ky ngërç, problemi më i madh mbetet strehimi i saj me dy fëmijët e sëmurë. A do arrijnë të merren vesh nënë e bijë nga kjo seancë ndërmjetësimi?

Edison Kurti luan sot me ‘Të Panjohurit’. Ai është stomatolog dhe arbitër në Federatën Shqiptare të Volejbollit. Identitete interesante ka edhe vetë konkurrenti, por sot i duhet të gjejë identitetet e 8 të panjohurve.