“Gjysma Ime” me Sonila & Ivi Kaso –Historia e tyre e dashurise dhe ndarja prej 11 vitesh

“Kujdes shëndetin”. Si trajtohet Covid 19 me qelizat staminale.

Prej kohësh, Shqiponjën e shqetëson së tepërmi një ves i vëllait të saj të cilin nuk po munden t’ia largojnë. Për këtë arsye ajo ka thirrur kunatën Dhurata për t’i dhënë kurajo në këtë “mision” aq të rëndësishëm për të dyja. Për çfarë bëhet fjalë?

Zakonisht të gjitha vajzat i cilësojnë baballarët e tyre si “heronj” apo si “kampionë”. Valentina ka një arsye për t’a quajtur të tillë babain e saj Ndrekën sepse ai ka qenë “kapiteni” i familjes dhe i skuadrës së futbollit të Kabashit të Pukës. Burimi i frymëzimit të saj tashmë ka rënë disi në pesimizëm. Përse?

Marte ka trashëguar një hotel në bregdetin e Shëngjinit nga bashkëshorti i ndjerë. Një vit më parë ajo i ka kërkuar Pashkut që të kryejë një rikonstruksion në godinë dhe si kompensim do i’a jepte për t’a administruar për gjithë sezonin turistik. Për këtë lidhën edhe një marrëveshje ligjore. Por Pashku kërkon t’a prishë marrëveshjen e të marrë paratë mbrapsht. Shkak është bërë sherri që Marte ka me njerëzit e ish bashkëshortit që pretendojnë pronësinë e hotelit. Pashku thotë se nuk mund të hyjë në hasmëri me një palë të tretë të cilët nuk e lenë të punojë por Marte kërkon që të respektohet ujdia që kanë bërë ose të paguajë penalitetet e prishjes së kontratës. A do arrijë të marrë një zgjidhje ky problem nga kjo seancë ndërmjetësimi?