Xhensila rrëfen episodin si u prish shoqëria 12-vjeçare me mikeshat e saj

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e Xhensilës nga Vlora. Ajo tregoi me dhimbje sesi një shoqëri prej 12 vitesh nuk është ashtu si më parë. Ela dhe Ada janë dy miket e saj me të mira, por Xhensila rrëfeu se ato nuk ju gjendën pranë ashtu sikurse ajo do dëshironte, në momentin që babi i saj u nda nga jeta.

Ajo vuri re një ftohje në marrëdhënien me to dhe mori vendimin të distancohej prej tyre.

Xhensila: Unë ndihem fajtore për diçka. Kam dy shoqe dhe ato në Vlorë, shoqëri 12-vjeçare, hyrje-dalje, shkuarje shumë të mirë.

Ardit Gjebrea: Kjo shoqëria është pasi u ktheve në Vlorë, nuk i njihje më përpara?

Xhensila: Po, po!

Ardit Gjebrea: Pra pas Beratit erdhe në Vlorë dhe këtu u njohe me këto dy shoqet, që janë Ada dhe Ela.

Xhensila: Po jemi njohur në një ambient shoqëror dhe avash-avash pëlqyem tipet, karakteret e njëri-tjetrit dhe normalisht filluam shoqërinë.

Ardit Gjebrea: Ju shkonte muhabeti themi ne?

Xhensila: Po na shkonte shumë muhabeti, unë më shumë rrija aty sesa rrija në shtëpinë time. Elës i kanë vdekur dy prindërit e saj. Ela është tezja, ndërsa Ada është mbesa e saj. Unë jam ndodhur aty natë-ditë.

Ardit Gjebrea: Dhe çfarë ke bërë?

Xhensila: Unë mendoj se njeriu ka nevojë në momente të vështira, duhet të jesh aty, në qoftë se e do atë përson dhe këtë bëj unë. Kam qenë aty nuk jam ndarë një minutë, nga puna mos të shkosh në familjen tënde, por të shkosh aty se shoqja ka nevojë për ty, mua më duket gjë shumë normale dhe shumë e mirë. Para 7 muajsh më ka vdekur babai.

Ardit Gjebrea: Ngushëllime!

Xhensila: Faleminderti! Unë kam qenë shumë e lidhur me babain, më rriti djalin me pak fjalë, por përveç kësaj prindi është prind, si prindi nuk të bëhet asnjeri. Vdiq babai erdhën ato, ditën që më ka vdekur babai, kanë ndenjur deri në 12 të natës dhe ikën, nejse..

Ardit Gjebrea: Po se çfarë duhet të bënin më shumë?

Xhensila: Duhet të rrinin me mua, ashtu siç kam ndenjur unë me ato.

Ardit Gjebrea: Duhet paragjykuar kjo gjë, se ne nuk jemi të gjithë njësoj?

Xhensila: Jo paragjykim! Unë në ato momente e ndjeva veten shumë të lënë mënjanë. Ditën tjetër bëhej varrimi, ishin aty.

Ardit Gjebrea: Erdhën?

Xhensila: Po kanë ardhur një orë, gjysëm orë para se të varrosej babai. Ishte ai rituali i drekës normalisht dhe aty ishin, pastaj çdo njeri në shtëpi të vetë. Unë kam patur një problem me shëndetin, tani jam operuar kam dy muaj në Tiranë, u operova nga veshkat.

Ardit Gjebrea: U interesuan?

Xhensila: Jo për fat të keq! Unë duhet të shkoja në Greqi të tretat e babit se motra më kishte caktuar një takim me doktorat grekë. Iki në Greqi vij para të dyzetave të babit. Asnjë telefonatë, po më gërryente përbrenda, po thoja pse.

Ardit Gjebrea: Po për sa kohë ju ishit mikesha dhe ti shkoje në shtëpinë e tyre, ato vinin, pse nuk e bëre ti një telefonatë?

Xhensila: E bëra!

Ardit Gjebrea: Çfarë të tha?

Xhensila: I thashë kaq të vështirë e ke të bësh një telefonatë? Ok s’erdhët dot, nje telefonatë. Po s’doja të të bezdisja, se ti je me njerëz. Por çdo njeri ka vendin e vetë, për mua është kënaqësi që të ishin aty, meqë nuk u ndodhën dot një telefonatë. Mbas kësaj gjërat filluan u ftohën shumë, jashtë mase, mua m’u duk sikur nuk isha e vlerësuar, sikur, nuk di si ta them me fjalë.

Ardit Gjebrea: Sikur nuk po merrje mbrapsht atë që ti dhe?

Xhensila: Ndoshta dhe kjo, u largova shumë me to, dhe ato normalisht e kuptuan.

“Bëra një gabim që s’më falet, nga inati nxorra sekretet e shoqeve”

Një nënë e një djali tregoi në “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, një ngjarje e cila solli mjaft keqkuptime dhe lëkundi një shoqëri prej 12 vitesh.

Xhensila rrëfeu se ajo po ndihej e distancuar nga dy shoqet e sa me të mira dhe në këtë periudhë filloi të afrohej më shumë më nje tjetër shoqe.

Por gabimi që ajo bëri dhe që do t’i kushtonte shumë ishte së filloi të ndante me të, sekretet e dy shoqeve të saj.

Diçka e tillë u zbulua dhe Xhensila filloi të ndihej keq për veprimin e bërë. Në përballje me shoqet e saj, ajo shprehet se ato e falën, por ajo nuk mund ta falë dot veten.

Xhensila: Në 17 Janar duhet të shkoja të operohesha, e kisha një parandjenjë që do vinin aty.

Ardit Gjebrea: Erdhën?

Xhensila: Erdhën! Atë ditë që jam operuar kanë ardhur!

Ardit Gjebrea: Nga Vlora?

Xhensila: Po nga Vlora në Tiranë!

Ardit Gjebrea: Enkas për ty?

Xhensila: Po! Tani këtu qëndron se unë bëra një gabim që s’më falet.  Në kohën që isha larguar nga ato, shoqërohem me një shoqe të përbashkët tonën, qe nuk kishte marrëdhënien që kishim ne të treja. E keqja është se unë sekretet që kisha ndarë me këto shoqet, që ishin sekrete që nuk duhet të dilnin për asnjë arsye në botë. Nuk duhet të dilnin se është e kotë pastaj, s’është shoqëri. Nuk e di nga inati, nga zemërimi, nuk e di nga se erdhi, ja thashë të gjitha kësaj shoqes.

Ardit Gjebrea: Sekretet e dy shoqeve ti ja tregove kësaj shoqes së re?

Xhensila: Po!

Ardit Gjebrea: Po ç’deshe?

Xhensila: Po hë ç’desha!

Ardit Gjebrea: Kjo i mbajti?

Xhensila: Jo!

Ardit Gjebrea: Si është ajo fjala, kur s’ta mban goja jote, përse pretendon që ta mbajë goja e tjetrit!

Xhensila: Unë jam fajtore për këtë gjë, se sido që të jetë ajo një shoqe kalimtare ishte, kurse unë isha ..

Ardit Gjebrea: Ti tani e ke problemin me pasqyrën?

Xhensila: Po!

Ardit Gjebrea: Çfarë i thua vetes kur e sheh?

Xhensila: Turp i them vetes sime! Sinqerisht nuk kam fjetur me netë. Ideja ishte që unë e shkëputa këtë shoqen, e shkëputa fare se nuk e falja dot atë që më bëri.

Ardit Gjebrea:  Ti nga e more vesh që ajo ju a kishte treguar të gjitha këtyre dy shoqeve?

Xhensila: Sepse m’i thanë ato.

Ardit Gjebrea: Ma trego pak atë momentin! Bobo si je ndjerë!

Xhensila: S’kishte më keq! Erdhën aty dhe unë e ndjeja diçka. Më thotë mua, nuk e di ku të ngeli qejfi aq shumë. Ishin sekretet tona, muhabetet tona, që unë të kisha thënë, nuk duhet të dilnin për asnjë arsye në botë.

Ardit Gjebrea: Çfarë i the në ato momente?

Xhensila: Më fal i kam thënë, se nuk kisha çfarë t’i thosha. Në moment më tha, unë të kam shoqe kaq vjeçare, nuk mund të të eleminoj direkt nga jeta ime. Unë të kam shoqe tha, të kam mikeshë, edhe nuk të hedh poshtë jo për fjalët që mund të thojë sepse unë e njoh atë gocën. Ajo më kishte paralajmëruar për të.

Ardit Gjebrea: Kjo të paska vrarë më shumë?

Xhensila: Kjo më ka vrarë më shumë. Unë për veten time nuk ja fal vetes, ajo ndoshta më fali me pastëri, se ashtu e ndjeu, por unë vetes time nuk ja fal. Kur kam marrë iniciativën të shkruaj tek ju, nuk e mendova dy herë, përveç faktit të emocioneve, asgje tjetër. Ashtu e ndjeva. 

Nxorri sekretet e tyre, sot ju kërkon falje publikisht shoqeve të saj

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli sot historinë e një shoqërie 12-vjeçare, e cila për shkak të disa keqkuptimeve dhe fjalëve jo të duhura pësoi një krisje. Xhensila nuk e fal dot veten për fjalët dhe faktin që ka treguar sekretet e shoqeve të saj.

Prandaj ajo i është drejtuar emisionit, për t’ju kërkuar shoqeve të saj falje dhe që gjithçka mes tyre të jetë si më parë.

Xhensila: E bëra dhe këtë çmenduri unë, e keni parasysh mua kur më fiksohet diçka dhe dua ta bëj. Megjithatë e bëra këtë për t’ju thënë që ju dua shumë, për t’ju thënë të më falni me pastërti, me sinqeritet për atë që kam bërë unë. Se ndoshta ju më keni falur, por unë nuk ndihem mirë sinqerisht. Ju dua pafund dhe shpresoj shumë që kjo shoqëri të zgjasë deri sa të kemi jetë dhe mos ndahemi asnjëherë nga njëra-tjetra dhe të vazhdojmë jetën siç kemi qenë.

Ela: Është një shoqja jonë. E pata unë shoqe dhe po kalojmë shumë vite, u bë shumë mike me njerëzit e mi të gjithë, me niprit mbesat e mia u bë shoqëri, por ndodhin keqkuptime. E falenderoj shumë që ka marrë gjithë këtë mundim bashkë me juve. E falenderoj shumë dhe e kam falur gjithsesi, unë e kisha falur dhe kështu.

Ada: Unë e dua shumë Xhein dhe dua ta falenderoj për këtë mesazh, ka qenë një shoqe shumë e mirë për neve dhe vazhdon të jetë akoma. Kështu që gjërat e tjera nuk kanë rëndësi.

Ardit Gjebrea: Ajo na tregoi gjithë historinë dhe fajin që kishte bërë dhe e vuante dhe vazhdon ta vuajë dhe tha nuk ja fal vetes këtë që kam bërë. Aq të mira janë ato dhe si u solla unë me ato.

Ada: Unë kam motra dhe vëllezër plot, 4 motra dhe 4 vëllezër. Por një shoqe e mirë apo shok i mirë, normal që bëhet pjesë e jetës, pjesë e familjes, ajo hyn dhe del nga shtëpia jonë. Më erdhi keq për disa gjëra të vogla që u shkëmbyen, por jo për të mos ta falur. Po unë vij pak me krenari dhe ndoshta e ka marrë këtë mundim, po unë e kisha falur gjithsesi. Por tani pikat mbi i, mbaroi, të vijë Arditi dhe të bëhet gjithë kjo gjë e bukur. E kam falur, e dua shumë dhe i uroj vetëm të mira asaj, djalit të saj dhe çfarë i do zemra, me shpirt. 

Mbesa nga Bergamo kërkon ndihmën e Ardit Gjebreas për të surprizuar gjyshen

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, Borana e cila jeton në Bergamo, ka kërkuar ndihmën e programit ‘E Diela Shqiptare’ për të surprizuar gjyshen e saj.

Ajo feston ditëlindjen dhe mbush 93 vjeç dhe mbesa e saj shprehet se zonja Jëlldiz e do shumë jetën dhe e falenderon Zotin për çdo ditë që zgjohet.

Në pamundësi për të qenë pranë saj fizikisht në këtë ditë, Borana mendoi të gëzonte zemrën e gjyshes së saj në një tjetër formë.

Ardit Gjebrea: Gjyshja jote ka ditëlindjen sot?

Borana: Po!

Ardit Gjebrea: Sa vjeç mbush?

Borana: 93!

Ardit Gjebrea: Po si mbahet?

Borana: Mbahet si një kukull i them unë. Mbahet shumë mirë.

Ardit Gjebrea: Si i thërrsini shkurt?

Borana: Ne i thërrasim shkurt Dizi! Ajo e do shumë jetën, ajo ditë për ditë thotë, o Zot shyqyr që u zgjova dhe sot. E ka tmerr të iki nga kjo botë.

Ardit Gjebrea: Më thuaj pak çfarë i ka pëlqyer në jetë zonjës Dizi?

Borana: Ah çfarë i ka pëlqyer. I ka pëlqyer të udhëtojë pafund në gjithë botën dhe e ka bërë si mision, e ka kryer sepse ka qenë në Dubai, në Amerikë, ka qenë në Itali, ka qenë në Turqi, ka qenë në të gjitha vendet. I pëlqen shumë veshjet, gjënë e bukur e pëlqen gjithmonë dhe ëndrra ime sot ishte t’i çoja një fustan ose një kostum siç thotë ajo, por në pamundësi..

Ardit Gjebrea: I pëlqejnë veshjet gjyshes?

Borana: Po, i pëlqejnë shumë fustanet!

Ardit Gjebrea: Ah mbyllur dyqanet. Por prit Bora se kam një lajm.

Borana: Jam shumë e emocionuar, nuk më duket e vërtetë që je para meje.

Drejtuesi i emisonit Ardit Gjebrea kontakton me stilistin e njohur Joni Peçi për një fustan për gjyshen e Boranës. Ai me shumë kënaqësi pranon që të përgatisë dhuratën për ditëlindjen e saj. 

“E Diela Shqiptare” ndihmon për të dhuruar ushqime për 40 familje në nevojë

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan, zoti Anastas Angjeli bëri të ditur se bordi i Universitetit Mesdhetar ka vendosur të shpërndajë 20 pako ushqimore për familjet në Tiranë dhe 20 të tjera në qytetin e Gramshit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndihëm e programit “E Diela Shqiptare” për të gjetur familjet të cilat kanë më shumë nevojë për ndihmë ushqimore në këtë periudhë.

Në një komunikim me nënkryetaren e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti, ajo u shpreh se falë bashkëpunimit të javës së kaluar, jehona ka qenë e madhe dhe shumë biznese e individë kanë ofruar mbështetjen e tyre për familjet në nevojë. Edhe për rastin në fjalë do të veprohet me të njëjtën mënyrë duke zgjedhur nga secila kategori atë që ka më shumë nevojë për ndihmë ushqimore.

Ardit Gjebrea: Javën e kaluar, mesa duket gjithë ajo sipërmarrje që ne morëm pati një eko të jashtëzakonshme. Ne në fakt na kanë shkruar dhe na kanë përgëzuar dhe të jam mirënjohës për bashkëpunimin që kemi patur dhe shpresojqë ta kemi dhe në këtë javë dhe në javët e tjera. Po them në javët e tjera, se jam i sigurt që do jetë. Mua më ka telefonuar zoti Anastas Angjeli dhe ai kërkon të ndihmojë 40 familje me pako ushqimore, 20 në Tiranë dhe 20 në Gramsh. Për këto 20 mund të kemi sërish ndihmën tuaj dhe të seleksojnojmë ato familje që ju i keni klasifikuar si të duhurat, për t’ju dhënë këto ndihma?

Anisa Ruseti: Ne ju jemi shumë mirënjohës sepse sigurisht ekon që e keni patur ju e kemi patur edhe neve në Bashki, disa biznese na kanë marrë në telefon, për të ndihmuar familje në Tiranë. Këështu që ju jemi shumë mirënjohës që falë jush, gjatë gjithë javës kemi patur një jehonë shumë pozitive të bizneseve, të individëve që i janë bashkuar Bashkisë Tiranë, për t’i ndihmuar familjet kryësisht ato që janë pensionistë të vetmuar ose familje që janë në ndihmë ekonomike dhe kanë më shumë nevojë në këtë periudhë. Kështu që është reciproke bashkëpunimi dhe ju jemi shumë mirënjohës për këtë. Sigurisht ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë jo vetëm në këtë rast, por edhe një të gjitha rastet që ju do keni biznese, individë dhe persona të tjerë që do duan ta bëjnë këtë gjë. Kështu që 20 familje në Tiranë mund t’i gjejmë menjëherë. Ne mund të zhvendosemi që tani dhe me të njëjtën logjikë që kemi vepruar në javën e kaluar, duke zgjedhur nga secila kategori atë që ka më shumë nevojë, patjetër që do e bëjmë edhe këtë javë. 

Motrat përballen me njëra-tjetrën në “Shihemi në gjyq”: Të qava hallin por ti…

Përballë njëra – tjetrës ishin dy motra nga Korça, që prej 5 vitesh janë në konflikt midis tyre për shkak të një borxhi.

Edlira kishte kërkuar nga motra e saj një shumë lekësh për të vazhduar disa gjyqe që kishte hapur për një çështje prone, por edhe pse kanë kaluar kohë, ajo ende nuk ia ka kthyer.

E gjetur pa asnjë zgjidhje, motra e saj Stolia pavarësisht se e ka shumë të vështirë,  i drejtohet programit për të kërkuar të drejtën e saj.

Stoli: Halli të sjell ndonjëherë në këtë derë, por falë zonjës Eni, unë mund të qaj një hall dhe të zgjidh një të drejtën time. Para disa vitesh motra ime kishte dhe ka një problem gjyqësor, më thotë motër do më ndihmosh se deri këtu kam ngelur. Unë jam e martuar, me burrë, me dy fëmijë të martuar, jam dhe 4 herë gjyshe më ka ardhur shumë e rëndë të vija këtu. Por mua më ka hyrë sikleti në shtëpinë time, ndihmova motrën dhe ja futa vetes, i thonë një llafi. S’kam ç’të bëj zonja Eni.

Edlira: Motër po nuk mund ta zgjidhnim midis motrash?

Stoli: Të lutem shumë motër, të mbaroj pastaj vazhdo ti!

Edlira: Po të lutesh ti dhe të lutëm unë, po ne e kishim midis motrave.

Stoli: Po midis motrash, po unë kam 6 muaj që më ke mbyllur telefonin.

Edlira: Po ti nuk më di hallin moj motër si e kam, prandaj e kam mbyllur telefonin.

Stoli: Hallin ta dita, prandaj ta qava moj motër.

Edlira: Ma qave atë hallin që ishte kryesori, por kam patur një hall që ka qenë më i madh.

Stoli: Dhe mblodha kursimet e mia, të burrit të djalit dhe ta qava hallin dhe tani hyra në siklet për vete.

Edlira: Moj motër e mira, me të mira do të shpërblehet.

Stoli: Ti sot gjyq, nesër gjyq, ti ke 5 vite.

Edlira: Sot kisha keq unë, mos thëntë Zoti të kesh keq ti!

Stoli: Kur do të zgjidhet kjo e drejtë ty?

Edlira: Po me motër mbeta me letra në dorë, ku të më zgjidhet.

Stoli: Më the do marrë verifikuesin për problemin që kam..

Edlira: Po e mora ekspertin!

Stoli: Më the të fitoj tokën time, që më ka dhënë ligji dhe ty do të shlyej.

Edlira: Ka mundësi të shpjegohem motër pse t’i kam ato lekë unë?

Eni Çobani: Ti Edlira i more paratë?

Edlira: Po moj motër i mora dhe nuk mund t’ja ha djersën.

Eni Çobani: Ti e mbarove hallin për atë që ja more dhe kur ja kthen lekët, se është bërë problem kjo?

Ardit Gjebrea: Zonja Eni se ju e dini problemin, por ne nuk e dimë? Çfarë borxhi i ka motra motrës?

Eni Çobani: I ka marrë një borxh financiar në një moment që asaj i duheshin, për hapjen e një procesi gjyqësor dhe nuk i vë një afat se kur do ja kthejë. Kemi kaluar 5 vjet dhe mund të vazhdojë dhe 10 vjet të tjera gjyqi dhe lekët kur jepen, se ky është problemi tani.

Pasuria fut në sherr kunatin me kunatën: Zhduku andej mos të shoh bojën

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, Edlira nga Korça paraqiti problematikën e saj në lidhje me tokën. Ajo u shpreh se prej 5 vitesh janë në proces gjyqësor për tokën, që ajo pretendon që ju takon.

Kunati i saj në një telefonatë në studio u shpreh se gjithçka është e qartë dhe e zgjidhur, por kunata e tij nuk di çfarë kërkon. Ai refuzoi kategorikisht që të përballej me të dhe gjatë bisedës refuzonte që ajo të fliste.

Eni Çobani: Ju jeni në një pjestim pasurie dhe këtu pretendohet që në zonën tuaj ka kaluar dhe TAP, si është problematika pse jeni në një konflikt të dy vëllezerit?

Nexhmi: E para e punës, im vëlla bashkë me tim kunatë, që ka ardhur aty tani, nuk ka ardhur asnjëherë të firmosin në asnjë lloj dokumenti që ka bërë veprime TAP. Madje një nga punonjësit e TAP i ka thënë, hajde të firmosësh, se këto gjëra sqarohen, rregullohuni, merrni paranë dhe nuk ka ndonjë të keqe.

Eni Çobani: Po pse nuk e kanë firmosur?

Nexhmi: Nuk e di cila është arsyeja që nuk e kanë firmosur!

Eni Çobani: Tani ju jeni në një pjestim pasurie në bashkëpronësi dhe jeni në vazhdim e sipër në këtë proces, nuk e keni përfunduar akoma?

Nexhmi: Jo!

Eni Çobani: Tani këtu ka një pretendim, që midis tokave që zoti Fidai i paska ndarë gojarisht sapo tha zonja Edlira, 1800 juve dhe 3000 vëllai juaj, kalojnë dhe dy kanale, një vaditës dhe një kullues.

Nexhmi: Ç’lidhje ka me kanalet ajo?

Edlira: Kush e prishi kanalin vaditës thuaji?

Nexhmi: Shiko zonja Eni, të lutem shumë nëse do të flasim bashkë mirë, nëse jo po e mbyll.

Eni Çobani: Jo se unë me ju po flas.

Nexhmi: Më dëgjo se të shpjegoj unë, nëse jo e mbyll telefonin dhe s’ke punë më me mua, s’ka punë të ndërhyjë ajo.

Eni Çobani: Po më thuaj!

Nexhmi: Atje kalonte kanali vaditës, në të njëjtën kohë unë e prisha si gjithë të tjerët dhe e ktheva në tokë buke, e mbolla mollë. S’ka lidhje fare me kanalin ajo. Ajo 100 herë i kam thënë, janë bërë 5 gjyqe dhe janë pezulluar  s’ka çfarë kërkon ajo nga mua, kanali s’ka punë fare, kanali është në pjesën time. Unë e kam 1800 dhe e kam deklaruar, mund të hapni tabulatet e gjyqit dhe dëgjoni se çfarë kam thënë.

Edlira: Çfarë numri parcele posedon ai?

Eni Çobani: Zoti Nexhmi këtu ka dhe një problem për sa i përket numrit që kjo pasuri ka? Kush është numri i pasurisë?

Nexhmi: Po të kuptova ku do të dalësh, atje është bërë azhornimi i tokës nga Bashkia dhe është ndërruar numri i pasurisë, s’ka asnjë lloj lidhje.

Eni Çobani: Pra ju pretendoni që azhornimi i ri që është bërë, është bërë mbi numrat e vjetër ?

Nexhmi: Po!

Eni Çobani: Pra nuk kemi ndryshim për sa i përket pjesës, vetëm numri ka ndryshuar?

Nexhmi: Po vetëm numri ka ndryshuar!

Eni Çobani: Ju këtë e thoni me bindje të plotë?

Nexhmi: Po me bindje të plotë!

Eni Çobani: Numri juaj i pasurisë kush është?

Nexhmi: 7318 meqë e kërkon kjo!

Edlira: Po i vëllait tënd thuaji?

Nexhmi: Zhduku andej mos të shoh bojën!

Edlira: Ajo është kultura!

Nexhmi: Zonja Eni thuaji të pushojë, se e mbylla, më ka lodhur kokën.

Eni Çobani: Ku është problemi që s’e ndani pasurinë?

Nexhmi: Ajo le ta kërkojë, siç i ka hyrë asaj valleje le ta zgjidhë. Ajo problemin e ka të zgjidhur. /tvklan.al