#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #alma #petalli #fatos #divorc #tradheti #dyshime #fëmija #adn #pasuria #enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare

Fatosi pranon dhunën ndaj bashkëshortes, revoltohet Eni Çobani: Mos heshtni, denonconi!

Alma po përballet në “Shihemi në Gjyq” me bashkëshortin e saj të 30 viteve, Fatosin. Në  insertin e rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Alma i kërkoi Fatosit ADN-në e 4 fëmijëve të tyre dhe mundin e 30 viteve. Ajo i kujton atij se të afërmit e familjes e kanë shfrytëzuar.

Seanca po zhvillohet me tone të nxehta dhe në një pikë, Fatosi pranon se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Kjo deklaratë revolton ndërmjetësen Eni Çobani.


Fatos: Ti s’ke punë t‘i zësh me gojë këto gjërat se këto gjërat i zgjidh unë!

Alma: Asgjë s’ke zgjidhur ti! Ti ke zgjedhur dorën!

Eni Çobani: Jo, në qoftë se ke zgjedhur dorën siç thotë Alma, dorën dhe zërin ti do ta ulësh dhe nuk mund t’i drejtohesh bashkëshortes tënde në këtë formë. Ke përdorur dorë ndaj zonjës apo jo, përgjigju tani!

Fatos: Po.

Alma: Po, me raste po.

Eni Çobani: Po?! Edhe krenohesh që thua po?

Fatos: Po.

Eni Çobani: Të të vijë rëndë atëherë! Po janë të forta këto gra more prandaj u bëj thirrje të gjitha grave, denonconi dhunën, mos jetoni me dhunë, nuk jetohet me dhunë! Kërcënimi më i madh i lirisë së çdo femre është heshtja! Mos heshtni! Luftoni për të drejtat tuaja! Mos rrini si kjo zonja 30 vjet, me 4 fëmijë dhe ky burri thotë kam ngritur dorë! Si ke ngritur dorë ti more? Kujt i ke ngritur dorë? Të ka denoncuar kjo?

Fatos: Unë shkoj punoj nga mëngjesi në darkë dhe…

Eni Çobani: Vjen në darkë ti dhe ngre dorën ë?

“Kunati i martuar sillte dashnoret në shtëpinë time”, publiku mbetet gojëhapur nga deklarata e Almës

Debati mes Almës dhe Fatosit, bashkëshortëve që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” është mjaft i tensionuar. Alma ndihet e nënshtruar nga bashkëshorti i saj, ndërsa ky i fundit pranoi se edhe e ka dhunuar. Revoltimi i saj  vjen edhe prej familjes së Fatosit që sipas pretendimit, ka shfrytëzuar këtë të fundit në çfarëdo mënyre.

Sapo merr fjalën për të shpjeguar anën e saj të historisë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Alma thotë se kunati i saj sillte në shtëpinë e tyre edhe vajza me të cilat kishte lidhje jashtëmartesore.


Alma: Ky zotëri 15 vjet mori në Itali vëllain e tij, zotin Xhevdet Petalli që mos ia dëgjofsha më zërin kurrë!

Eni Çobani: Po tani ne s’kemi të drejtë, ia dëgjojmë, s’ia dëgjojmë, ia dëgjon Zoti atij.

Alma: Nuk dua t’ia di moj se ai s’ka mësuar të hajë bukë akoma! Kur i bleu dy shtëpitë, vinte me ndonjë prostitutë në shtëpi…

Fatos: Ma kanë futur prapa kurrizit o zonjë!

Eni Çobani: Me çfarë vinte?

Alma: Vinte me prostitutat e veta në shtëpi. Shtëpinë e merrte në emër të gruas së vet. (Publiku reagon i habitur).

Eni Çobani: Pra ai i fuste, të lutem se i thoni shpejt këto por këto kanë rëndësi, më fal, fuste gra të tjera në shtëpi? Po pse, banonte me ty Xhevdeti?

Alma: Banonte me gruan e tij por ngaqë ishte vëlla i mirë ky, sillte dashnoret e veta në shtëpinë time, na fuste në sherr neve dhe merrte shtëpitë në emrin e vet.

“I vura djalit emrin e vjehrrit të ndjerë dhe ma quajnë k*pil”, Alma i kërkon burrit testin e ADN-së

Që në insertin prezantues të “Shihemi në Gjyq”, Alma i kërkoi bashkëshortit të saj të 30 viteve, Fatosit, ADN-në e fëmijëve. Çifti ka 4 fëmijë së bashku, por Alma thotë se e akuzojnë që djalin e vogël i cili  ka emrin e vjehrrit të saj të ndjerë, ia konsiderojnë fëmijë të jashtëligjshëm.

Veç kësaj, Alma pretendon se të afërmit e Fatosit kanë përvetësuar pronat e tyre. Fatosi ngulmon që Alma mos të përdorë ofendime ndaj tyre sepse ata mbeten “njerëzit e tij”.


Alma: Ia ngjita emrin djalit Shefqet, emrin e të ndjerit vjehrrit tim, njerëzit e burrit thonë “hë se k*pil është ai!”

Eni Çobani: Për këtë fjalë ka ardhur zonja sot këtu që e akuzon zotëria.

Alma: Vjehrri im la testament tokën e tij nga pjesa takuese djalit tim. Ata e kishin inat dhe thoshin “hë se k*pil është ai”. Unë dua ADN-në e djalit tim! E kam këtu në sallë.

Eni Çobani: Edhe njëherë ta dëgjojë ky zotëria. Pra djali i vogël i familjes tuaj e ka emrin Shefqet dhe mban emrin e vjehrrit tuaj, babait të Fatosit. Tani ty për këtë djalë të kanë thënë e keni k*pil?

Alma: Po.

Eni Çobani: Pse?

Alma: Se po të mos ishte k*pil nuk ia ngjiste emrin e babait. Zonja Eni, unë nuk gënjej se s’kam turp ta them.

Alma shton se pretendimi është ngritur kryesisht për djalin e saj të vogël, por ka patur dyshime edhe për fëmijët e tjerë.

Ardit Gjebrea: Këtë e kanë thënë vetëm për atë djalë apo edhe për fëmijët e tjerë?

Alma: Fëmijët i ka të zgjuar, nuk i ngjajnë të atit, se kujt i ngjajnë. Ndoshta edhe për të gjithë e thonë. Por pika kryesore ka qenë djali im i vogël.

Ardit Gjebrea: Më fal, kam një pyetje. Ata kanë thënë fëmijët i ka të zgjuar dhe…

Alma: Nuk është i zgjuar se po të ishte i zgjuar merrte tokën ai, merrte dy shtëpi në Itali, nuk vinte vëllai në Shqipëri t’i merrte tokën dhe shtëpinë!

Ardit Gjebrea: Kush e ka thënë këtë?

Alma: Vëllai i tij Saimir Xhyra, Xhevdet Petalli dhe gjithë fisi i tij që e njeh.

Ardit Gjebrea: Po si mund të thotë fisi për një njeri të vetin që nuk është i zgjuar?

Alma: Po nuk është i zgjuar se po të ishte i zgjjuar nuk ia merrte njeri shtëpinë.

Fatos: Po të isha i zgjuar unë do mbaja familjen dhe do u ktheja kurrizin të gjithëve, por unë i dua njerëzit dhe… ti s’ke punë të përmendësh njerëzit e mi.

Alma: Njerëzit e tu nuk janë njerëz. Kam vuajtur 30 vjet në shtëpinë tënde!

Fatos: Njerëzit e mi janë njerëzit e mi!

“Më vjen turp që je burri im. S’dua të të shoh me sy!”, martesa 30-vjeçare në krizë

Votimi i publikut të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan i dha të drejtë Almës. Konflikti i saj me bashkëshortin, Fatosin në “Shihemi në Gjyq” vjen pas 30 vitesh në një martesë problematike, ku u pranua se ka patur edhe dhunë, dyshime nga familjarët e tij për imoralitet nga ana e Almës dhe  pretendimet e çiftit se u janë marrë pronat.

Fatosi i pranon të gjitha këto dhe thotë se njerëzit e tij “ia kanë ngulur thikën pas shpine”, por sërish ai e vendos familjen mbi gjithçka. Situata e lodh Almën dhe ajo arrin deri në pikën sa i kërkon të mos kthehet më me të.


Fatos: E blej përpara 25 vjetëve tokën…

Alma: Po ik ore te vëllai jot! M’u zhduk me gjithë tokën tënde! Më jep lekët e mia, shtëpinë e fëmijëve të mi dhe shko ku të duash! Do grua ti! Po çfarë gruaje do ti o i uruar? Ti s’di vetë ku je! Më vjen turp të them që je burri im për Zotin, s’dua ta shoh më me sy! Nuk dua ta shoh me sy, nuk e dua fare në Itali! Ç’të dua? Shko te vëllai yt! I bëre, i bëre! Ti çfarë ke bërë, çfarë ke nxjerrë në dritë?

Ardit Gjebrea: Shiko, burri nuk duhet vetëm për pasuri.

Alma: Jo, s’e kam marrë për pasuri. Pasurinë e vuri me mua ai!

Ardit Gjebrea: Po ti i thua për çfarë të dua më?

Eni Çobani: I thotë pas 30 vjetësh këtë!

Alma: Kam 30 vjet me atë, nuk jam 20 vjeçe më, jam 50 vjeçe! Po ja, mendon për vëllain, për motrën, për kushëririn.

Ardit Gjebrea: O Fatos, po pasi thua gjithë këto gjëra, thua “unë i dal vëllait në krah”.

Fatos: Po në krah se është vëllai im. E dua.

“Qërohu se më njeh mirë!”, Fatosi i kanoset bashkëshortes

Situata mes  Almës dhe Fatosit arrin në një pikë shumë të nxehtë. Gjatë debatit të tyre në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Alma i afrohet tavolinës së tij dhe përballet nga afër me bashkëshortin e saj. Reagimi i tij është tepër i ashpër, duke shtrënguar dhëmbët përgjatë kësaj kohe dhe duke i kërkuar Almës të largohet.


Fatos: Ka dy gjëra që ndahen. Ia lë gjërat kohës.

Alma: Çfarë kohe?

Eni Çobani: Kujt kohe?

Fatos: Sepse të shohësh televizor, vrau vëllai vëllanë. Ku e di unë se më vret mua ai me çiften time që e vodhi te shtëpia ime?

Ardit Gjebrea: E kuptova. Njëra është koha. Po tjetra?

Fatos: Lekët i kisha të gjitha të firmosura dhe s’kam një gjë.

Alma: Po të të vrasë dhe të të kishte qëruar fare nga kjo botë.

Fatos: Qërohu nga sytë!

Alma: Të qërohem unë nga sytë?!

Fatos: Ti s’ke punë më me mua!

Alma: Shtëpinë ma ke vjedhur ti fundja fare se ti i fusje njerëzit në shtëpi.

Fatos: Qërohu nga sytë!

Alma: Të qërohem unë nga sytë?!

Fatos: Qërohu se më njeh mrië!

Alma: Dua shtëpinë time!

Fatos: Qërohu se më njeh mirë!

Alma: Dua pasurinë e fëmijëve të mi! S’dua të qërohem!

Fatos: Qërohu nga sytë!

Alma: Nuk dua!

Fatos: Ik, ik! Qërohu nga sytë! Qërohu se…! (Fatosi hap krahët).

/tvklan.al