#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#eriona #kastrati #maliq #divorc #kanuni #lekedukagjini #fëmija #bashkim #avniheta #enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare

Përballja e krushqve, Avniu: Më tha “vajzën e kam me një problem, i bie pak sëmundje toke”

Një javë më parë,”Shihemi në Gjyq” solli një konflikt të fortë mes Erjonës dhe babait të saj, Maliqit. Vajza i kërkoi të atit në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan që ta pranonte në shtëpi ndërsa ai e kundërshtonte për shkak të kanunit. Maliqi kishte rënë dakord që Erjona të martohej në moshën 16-vjeçare dhe sot që është 19 ka një fëmijë 1 vjeç e gjysmë prej bashkëjetesës sepse nuk pati celebrim zyrtar.

Gjatë seancës u kontaktua edhe ish-vjehrri i saj, Avniu i cili tha se Erjona është e sëmurë. Ai ka ardhur që të përballet në studio me Erjonën dhe Maliqin. Avniu thotë se ishte në dijeni të diagnozës së Erjonës pasi ia kishte pohuar vetë Maliqi.


Avni: I kam hyrë në shtëpi për vajzën e vet, kanë pranuar çifti vajzën e vet, u martuan. Maliq Kastrati më ka thënë: “vajza ime është një çikë me një problem”. Çfarë problemi është? “I bie pak sëmundje toke”.

Eni Çobani: Ta ka thënë pra, është shumë e rëndësishme, ta ka thënë.

Avni: O Maliq, po të pranoj për mik, ishalla do kalojë. Vazhdoi sërish epikriza e kësaj, shumë të lartë dhe e ka edhe sot shumë të lartë, mos të lavdërohet Maliq Kastrati këtu në publik, e ka shumë të lartë epikrizën.

Maliq: A je doktor ti?

Avni: Jam doktor dhe  do ta shoqëroj deri në fund o Maliq!

Maliq: Kam të drejtën e fjalës?

Avni: Jam doktor, s’jam doktor e verifikojnë të tjerët.

Maliqi thotë se ka kërkuar që të kryhet celebrimi mes Erjonës dhe Lorencit kur vajza ka arritur moshën madhore, por Avniu nuk ka pranuar.

Eni Çobani: Pra  nuk ke dashur të bëhet celebrim?

Avni: Asnjë mënyrë. Çdo hap që kam marrë, Erjona Kastrati ka dalë e sëmurë dhe është edhe sot e sëmurë.

Eni Çobani: Atëherë nuk  ke dashur që të lidhet martesa për shkak të sëmundjes?

Avni: Unë kam biseduar me Maliq Kastratin, do shkoj këtë javë në Greqi. E ka marrë dy herë nga dera e shtëpisë time për kurim në Greqi.

Eni Çobani: Pretendimi juaj i vetëm për këtë vajzë që sot është vetëm 19 vjeç, Avni, kemi një vajzë e cila është bërë nënë, ka një fëmijë 17-muajsh që e mbani ju dhe unë ta kam thënë edhe privatisht, po ta them edhe publikisht, është vetëm 19 vjeç. Ajo është akoma fëmijë. Ju po diskutoni për diçka që në fakt unë do matesha ta thoja siç e thoni ju.

“Shihemi në Gjyq” ngre në këmbë autoritetet/Eni Çobani: Avniu lotonte e dridhej para meje

Rasti i javës së kaluar në “Shihemi  në Gjyq” ka aktivizuar disa hallka të autoriteteve. Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan e ka ndjekur nga afër duke shkuar edhe vetë në Burrel për të takuar ish-vjehrrin e Erjona Kastratit, Avni Hetën.

Por veç përfshirjes së saj, janë vënë në lëvizje organe të Policisë së Shtetit si dhe të shërbimit social për të zgjidhur problematikën familjare. Avni Heta ka 6 muaj që mban në shtëpi nipin e tij 17-muajsh, ndërsa e ëma, Erjona Kastrati e cila është vetëm 19 vjeçe, e sheh vetëm përmes celularit.


Eni Çobani: Janë ngritur në këmbë të tërë. Pra, unë realisht ndihem shumë falenderuese kundrejt të gjithëve atyre të cilët u përfshinë në zgjidhjen e kësaj problematike që natën e parë, ditën e diel të kaluar, pa më telefonuar mua fare, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtuesi madhor, zoti Muhamet Rrumbullaku ka marrë në telefon direkt drejtorin e qarkut Dibër, zotin Dhimitraq Ziu dhe i ka thënë shiko emisionin se po përmenden disa qytetarë të zonës tuaj.

Zoti Dhimitraq në të njëjtin moment ka telefonuar shefin e komisariatit zotin Edmond Hala që ka ndjekur më pas hap pas hapi problematikën, është paraqitur në familjen e zotit Avni, ka marrë kontakt, kanë mbajtur procesverbale dhe të nesërmen në mëngjes janë vënë në dijeni edhe zyrat përkatëse pranë bashkisë të rrethit Mat të cilën e kemi edhe këtu prezent, Rominën dhe Ortencën, dy specialiste të Drejtorisë së Shërbimit Social të cilat na janë vënë nën dispozicion pikërisht për të arritur në këtë qëllim.

Por të nderuar qytetarë shqiptarë, mbi të gjitha, mos e shikoni këtë Avniun sot këtu kështu. Ky Avniu ka qenë me lot me mua përballë. I dridheshin duart, i dridhej buza. Është gjysh, mbi të gjitha është një gjysh. Ka mbajtur një fëmijë gjithë këto muaj në banesën e tij. Ai dridhet akoma tani që flet dhe më ka thënë zonja Eni e kam rritur me shumë dashuri dhe unë i them një faleminderit publike, faleminderit Avni që ke rritur një djalë të mrekullueshëm i cili patjetër është nipi juaj, por mos harroni në asnjë moment, është djali i Erjona Kastratit dhe është djali i Lorenc Hetës, pra është nipi juaj, është nipi i Maliqit dhe juaji, ju jeni një hap më pas. Të parët janë nëna dhe babai.

“Kam ikur nga shtëpia me lotët e mi dhe shpullat e djalit tënd”, Erjona ngre akuza tronditëse

Një pretendim i padëgjuar në seancën e mëparshme të “Shihemi në Gjyq” është ngritur nga Erjona kundrejt ish-bashkëjetuesit të saj. Kësaj here ajo ndodhet përballë ish-vjehrrit, Avniut i cili mban ende në shtëpi nipin 17-muajsh. Ky i fundit thotë se ajo nuk kujdesej për të voglin sepse ai është rritur prej dy gjysheve të tij.

Avniu i thotë Maliqit se Erjonën nuk e ka përzënë ai nga shtëpia, por ajo është larguar me dëshirën e saj. Kjo nxit një përgjigje të beftë nga Erjona që pretendon se është dhunuar nga djali i Avniut dhe bashkëjetuesi i saj, Lorenc Heta.


Avni: Sot ka ikur vajza jote nga shtëpia për arsye shëndetësore.

Maliq: E ke larguar ti!

Erjona: Më keni larguar ju ore! Këtu mos më kundërshto se këtu më keni larguar ju!

Avni: Pyesni mjekun e familjes, të fshatit,  pyeteni!

Erjona: Me lotët e mi dhe shpullat e djalit tënd unë kam ikur nga shtëpia!

Ardit Gjebrea: Me shpullat?

Erjona: Me shpullat e djalit tënd! Se djalit yt njëherë nuk e mbante djalin e vet!

Avni: Ka institucione për këtë punë, do verifikohet deri në fund.

Erjona: Rrinte në telefon, me “alo!” me rrugaçët nëpër telefona! Mos fol më!

Maliq: Si e rritka nusja e djalit tënd djalin e vajzës time pa nënë?

Erjona: Djalin e ke rrugaç!

Avni: Djali im dhe vajza jote e kanë bërë atë djalë, s’e ka bërë tjetërkush.

Eni Çobani: Bravo, kjo është e vërteta, po.

“Më ke parë kur djali yt më torturonte”, Erjona flet për bashkëjetesën: 2 vitet e para ishim shumë mirë

Erjona vijon të ngulmojë se nga shtëpia ku jetonte me djalin, bashkëjetuesin dhe prindërit e tij është larguar për shkak të dhunës. Avniu, babai i bashkëjetuesit të Erjonës, Lorencit nuk pranon asgjë nga këto dhe thotë se Erjona është larguar me dëshirën e saj për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ajo vazhdon të përforcojë pretendimet e saj dhe të shtojë detaje të tjera. 19-vjeçarja deklaron në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se aktet e dhunës janë parë nga Avniu dhe gruaja e tij.


Erjona: Nuk kam ikur për punë sëmundjeje e gjë. Kam ikur se më ka torturuar djali i vet.

Eni Çobani: Po mirë e ke denoncuar moj Erjona tani? Se të thuash “torturuar” është shumë e rëndë. E ke denoncuar ti Lorencin? Lorenci të ka torturuar apo Avniu?

Erjona: Jo, jo. Djali i vet, Lorenci.

Eni Çobani: E ka parë Avniu, ka qenë prezent?

Erjona: Shumë mirë e ka parë me gjithë nënën e vet, me gjithë babain e vet ka qenë aty Lorenci.

Eni Çobani: Që të ka bërtitur ty, të ka goditur?

Erjona: Po. Për kokën time, të bëj be çfarë të duash!

Erjona gjithashtu shton se dy vitet e para të marrëdhënies kanë shkuar shumë mirë, por gjithçka ndryshoi në vitin e fundit.

Erjona: 2 vitet e para isha shumë mirë me djalin tënd, viti i fundit…

Avni: Reflekto tamam!

Eni Çobani: Pse u prishën marrëhdëniet Erjona se ndoshta Avniu nuk di gjë, atë që ka mes çiftit nuk mun ta dijë vjehrri me vjehrrën, të lutem?

Erjona: Ishte shumë mirë dy vitet e para. Pastaj vitin e fundit u ftoh.

Eni Çobani: Pse?

Erjona: Nuk e di pse, unë e pyesja çfarë ke, pse më gjuan?

Avni: Erjona, me këtë epikrizë që ke nuk ke takat të rrish në shtëpi, po fut në siklet babain, nënën e të gjithë. 

Erjona: Nuk jam duke e futur në siklet babain e nënën.

“Vajza 16 vjeç as nuk jepet, as merret”, Çobani nuk toleron as Avniun: Jeni të dy shkelës të ligjit

Fjalëve të Maliqit se ka qenë ai pengesa që nuk është kryer celebrimi mes Erjonës dhe Lorencit, Avniu u përgjigjet me “kanë ndryshuar ligjet e kohës”. Kjo deklaratë shkakton një ngacmim te ndërmjetësja e “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani.

Javën e shkuar ajo fajësoi Maliqin që ka pranuar të martojë vajzën 16 vjeçe, por nuk e konsideroi të drejtë as fjalën e Avniut. Ndërmjetësja e rubrikës së të “Dielës Shqiptare” i vë në dukje se ashtu si Maliqi, ai ka pranuar në shtëpi një vajzë të mitur për djalin e tij. Kjo i bën të dy shkelës të ligjit.


Eni Çobani: Po të ishte kështu siç thoni ju zoti Avni, ju s’do ta kishit marrë vajzën 16 vjeç në shtëpi dhe ta bënit nuse të djalit. Nëse ju do respektonit ligjin që në fillim, ne nuk do ishim në këtë seancë, nuk do kishim një fëmijë i cili  po bëhet objekt i dy seancave të ndërmjetësimit dhe nuk do kishim dy burra të nderuar si ju që jeni këtu në një betejë sa ligjore, por edhe morale. Të lutem, vajza 16 vjeç as nuk jepet nga Maliq Kastrati, por as nuk duhet të merrej nga Avni Heta.

Tani, të lutem, ju keni pranuar të dy të thyeni në mënyrë të hapur ligjin, duhet të kuptoni, jeni dy familje që keni shkelur ligjin, ke futur në shtëpi një minorene,  i nderuar. E ka lënë shtatzënë djali jot, kur ka ardhur koha 18 vjeç, nuk ka bërë celebrim dhe vitin e fundit siç thotë Erjona, ka filluar goditjet, ftohjet, gjëra të kësaj natyre dhe mundet patjetër të jetë e vërtetë kjo që thoni ju, vajza ka një diagnozë të caktuar, të tërë kanë diagnoza, përfshirë edhe ju, edhe mua, edhe të tjerët kemi gjëra, probleme, por kjo nuk do të thotë që ne s’jemi në gjendje për t’u martuar, për t’u bërë nëna, për t’u  bërë baballarë, për të vazhduar për të pasur një familje. Pra duhet të jemi shumë seriozë, kur flasim për të tilla marrëdhënie.

“I pari që duhet dënuar je ti!”, Çobani ‘sulmon’ Maliqin: Dhe vajzën 16 vjeç e tani kërkon llogari!

Përgjatë seancës së “Shihemi në Gjyq” Maliqi ka vijuar t’i thotë krushkut të tij, Avniut se ai nuk ka bërë celebrimin mes Erjonës dhe Lorencit. Sipas Maliqit, Avniu nuk ka pranuar që të kryhej celebrimi  në momentin që Erjona, e cila bashkëjetonte me Lorencin që prej moshës 16-vjeçare, kishte arritur në moshën madhore.

Akuzat e tij marrin një përgjigje të prerë nga ndërmjetësja e rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo e bën përgjegjës për faktin që ka pranuar të dorëzojë vajzën asokohe të mitur e cila sot ka një djalë 17-muajsh.


Eni Çobani: I pari njeri që duhet dënuar moralisht në këto seanca je ti. Se ti zotëri ke pranuar t’i japësh vajzën 16 vjeç Lorenc Hetës, që këtu fillon!

Maliq: E kam dhënë vajzën unë.

Eni Çobani: Jo, jo, fillon këtu njëherë. Kur të thuash “më fal” që e kam bërë këtë veprim dhe je penduar për këtë veprim, atëherë mund të fillojmë të flasim ne të dy. Që nga ai moment që unë kam përballë një baba që është krenar që i ka dhënë vajzën 16 vjeç, një fëmijë, ajo edhe sot është fëmijë por një fëmijë 16 vjeç që nuk di se çfarë bëhet në këtë botë dhe e ka futur në familjen e Avni Hetës dhe i kërkon llogari Avni Hetës sot “pse nuk bëre celebrimin”, po ju ku ishit? Ti pse e dhe vajzën? Ti ta kishe dhënë 18 vjeç, ta kishe martuar sipas ligjit që djali të vinte nga martesa ligjore dhe në qoftë se nuk do duheshin më fëmijët, të ndaheshin sipas ligjit. Dhe tani i thua… jo, jo Avniu ka gjërat e veta, por këto që s’i ka unë nuk ia ngarkoj dot, jo jo, të jemi të barabartë.

Çobani shton se Avniu ka thënë se do të mendojë për një zgjidhje në rast se djali, i cili aktualisht qëndron në shtëpinë e tij, do të jetojë vetëm me Erjonën, pa praninë e prindërve apo familjarëve të tjerë të saj. Ndërmjetësja thekson sërish se përgjegjësitë e vetme ligjore dhe prindërore mbi djalin  i përkasin Erjonës dhe Lorencit.

Eni Çobani: Djali është i Erjona Kastratit dhe Lorenc Hetës, me atësi të njohur dhe me mbiemër dhe po ju them publikisht, kush ka ëndrra në sirtar se do marrë djalin e Erjona Kastatit dhe Lorenc Hetës, do ta çojë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, t’i harrojë përfundimisht. Djali nuk del nga kufijtë e Republikës së Shqipërisë!

Avniu mban fjalën, Erjona përqafon pas 6 muajsh të birin!

Pas dy seancash të vështira ndërmjetësimi, “Shihemi në Gjyq” arrin suksesin. Përmes diskutimeve të forta që përshkuan studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për dy puntata radhazi, fillimisht mes Erjonës dhe të atit, Maliqit e më pas mes këtyre të dyve dhe Avniut, vjehrrit të 19-vjeçares, është gjetur zgjidhja.

Me lot në sy, Avniu thotë se djalin e Erjonës, nipin e tij 17-muajsh të cilin e mban në shtëpi prej më shumë se gjysmë viti, do ia dorëzojë më në fund të ëmës.


Avni: Zonja Eni, ne kemi pasur takim një javë rresht në qytetin e Burrelit dhe kemi biseduar gjatë e gjerë.  Ajo është një foshnje e vogël. Unë sot ta kam realizuar dëshirën, e kam sjellë djalin. Nuk kam pasur asnjë qëllim për t’i mbajtur djalin Erjona Kastratit. Të shtrëngohet, ta rrisë fëmijën ashtu siç është për ta rritur, si nënë që ka premtuar këtu në studio, do e ndjekim hap pas hapi.

Eni Çobani: Atëherë do t’ia japim?

Avni: Djalin do ta sjellim tani.

Ardit Gjebrea: Dhe do ia jepni Erjonës?

Avni: Po, në emision tani.

Pas kësaj Erjona përqafon menjëherë Eni Çobanin si dhe i jep më pas dorën Avniut. Ky i fundit është shumë i emocionuar dhe me lot në sy sepse e ka të vështirë të ndahet nga nipi.

/tvklan.al